Aktivitetet



E mërkurë, 4 dhjetor 2013, Beograd

PJESËMARRJA NË SEMINAR ME TEMË: "MEKANIZMAT TË CILAT PARLAMENTET NACIONALE I KANË NË DISPOZICION PËR BALLAFAQIM ME KORRUPSIONIN"

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: z. Ilija Kitanovski, kryetar i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.  Rome Trenov, anëtar i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe z. Dragisha Miletiq, zëvendësanëtar i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, më 2 dhjetor 2013, morri pjesë në seminar me temë: "Mekanizmat të cilat parlamentet nacionale i kanë në dispozicion për ballafaqim me korrupsion" që u mbajt në Parlamentin e Republikës së Serbisë, në Beograd.

Seminarin e organizoi Komisioni për Çështje të Rregullores, Imunitetit dhe Kushtetutës i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në seminarin fjalim mbajtën kryetari i Parlamentit të Serbisë, z. Nebojsha Stefanoviq, më tutje znj. Natasha Vukoviq, kryesuese e Komisionit për Çështje të Rregullores, Imunitetit dhe Kushtetutës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kryetare e Komisionit për Integrim Evropian të Parlamentit të Serbisë, znj. Antje Rotmund, udhëheqëse e Zyrës së Këshillit të Evropës në Beograd, z. Tillman Hop, ekspert për luftë kundër korrupsionit të Këshillit të Evropës, znj. Heder Vud, nga Zyra e Komisarit Parlamentar për Standarde të Britanisë së Madhe, z. Johan Vaderfull, deputet në Bundestagun gjerman dhe anëtar i Komisionit për Çështje të Rregullores, Imunitetit dhe Kushtetutës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z.   Tudor Çiçuari, kryetar i Komitetit për Çështje Juridike, Mbledhje, Disiplinë, Imunitet dhe Vërtetim të Senatit të Rumanisë, z. Kristofer Çop, kryetar i Komitetit për Çështje Juridike dhe Të drejta të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, raportues i Asamblesë Parlamentare me temë "Disiplina e anëtarëve të Asamblesë Parlamentare", anëtar i Komitetit për Drejtësi dhe Komitetit për Standarde të Dhomës së Poshtme të Britanisë së Madhe, z. Robert Nill, deputet i Dhomës së poshtme dhe zëvendëskryetar i Partisë konservatore, anëtar i Komitetit për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut të APKE-së, përfaqësues i GREKO nga APKE-ja dhe Karolin Martin, nga Komisioni Evropian për demokraci përmes të drejtës (Komisioni i Venedikut).

Në kuadër të vizitës së seminarit në Parlamentin e Republikës së Serbisë, kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Ilija Kitanovski, bashkë me deputetët Rome Trenov dhe Dragisha Miletiq, u takuan me deputetin në Parlamentin e Serbisë dhe kryetar i Partisë Demokratike të Maqedonasve, z. Mile Spirovski dhe nënkryetaren znj.Lila I.  Razhnjatoviq.

Në takimin u diskutua për pjesëmarrjen dhe aktivitetet e Partisë Demokratike të Maqedonasve në parlamentin serb, si dhe për bashkëpunimin me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click