Aktivitetet



E martë, 26 nëntor 2013, Bruksel

QEVERISJA DHE ADMINISTRIMI I MIRË I FINANCAVE PUBLIKE - KOMPONENT ME RËNDËSI FUNDAMENTALE

Kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj. Vlladanka Aviroviq, si pjesë e Delegacionit të Kuvendit që merr pjesë në seminarin parlamentar në Parlamentin Evropian në Bruksel, mbajti fjalim me temë: "Si ndikon kriza ekonomike globale në përpjekjet e vendeve aspiruese për t'i përmbushur kriteret për anëtarësim dhe cilat do të ishin zgjidhjet?.

Në fillim të fjalimit, ajo u përqendrua në disa indikatorë ekonomikë kryesorë dhe në lëvizjet në ekonominë maqedonase nga fillimi i krizës. Njëkohësisht, theksoi se Republika e Maqedonisë, megjithëse ballafaqohej me sfida nga kriza ekonomike, arriti ta ruajë stabilitetin makroekonomik. 

Znj. Aviroviq theksoi se kriza e cila filloi kah fundi i vitit 2008 dhe gjysmë vjetori i pari i vitit 2009 ishte krizë financiare, por e cila për dallim nga ajo reale, nuk reflektoi shumë negativisht mbi sektorin financiar maqedonas. Kjo pjesërisht ka qenë si rezultat i konservatorizmit të sektorit bankar-financiar maqedonas, përfshirjes së vogël në lëvizjet financiare globale.  

"Qeverisja dhe administrimi i mirë i financave publike bëhet komponent me rëndësi fundamentale dhe faktor i cili sjell benefit për gjithë vendet. Duhet të përcaktohet stabiliteti në politikat e përcaktuara tatimore, në afat të mesëm dhe të gjatë të përforcohet disiplina fiskale, të sigurohet në kohë shpërndarje e mjeteve të disponueshme që determinohen në prioritetet strategjike, para së gjithash të sigurohet rritje ekonomike, përmirësim të konkurrencës, shkallë më të lartë të punësimit, vazhdim të luftës kundër krimit dhe korrupsionit", theksoi znj. Aviroviq.

Ajo shtoi se periudhën e kaluar Republika e Maqedonisë zhvillon politikë fiskale racionale për baraspeshë racionale ndërmjet ruajtjes së stabilitetit makroekonomik dhe nxitjes së rritjes ekonomike, përforcimit të sektorit privat dhe hapjes së vendeve të reja të punës. Kjo nënkupton shkalla të ulëta të deficitit buxhetor dhe borxhit shtetëror, zmadhim të investimeve kapitale dhe stabilitetit të kursit devizor të denarit.

Në seminarin, i cili zhvillohet në dy sesione pune, marrin pjesë eurodeputetë të shquar që punojnë në Komisionin për Çështje Ekonomike dhe Monetare të Europarlamentit dhe përfaqësues të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Delegacionin e Kuvendit të Maqedonisë, janë edhe anëtarët e Komisionit për Çështje Ekonomike: z. Nikollçe Acevski, z. Dragan Cuklev dhe znj. Julieta Marku. 
 

Click