Aktivitetet



E hënë, 25 nëntor 2013

SEKTORI CIVIL I RËNDËSISHËM NË PROCESET EUROINTEGRUESE TË VENDEVE-ASPIRUESE PËR ANËTARËSIM NË BE 
 
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Hajrulla Misini, nga 21 deri 23 nëntor 2013, mori pjesë në punëtorinë me temë: "Nxitja e shoqërisë civile në vendet-kandidate dhe vendet-kandidate potenciale për anëtarësim në BE", e cila në organizim të Lëvizjes evropiane ndërkombëtare u mbajt në Budvë, Mali i Zi.

Në fjalimin përshëndetës kryeministri i Republikës së Malit të Zi, z. Millo Gjukanoviq, e theksoi rëndësinë e sektorit civil në proceset eurointegruese të vendeve-aspiruese për anëtarësim në BE, me ç'rast theksoi se nuk ekziston alternativë tjetër përveç asociacionit euroatlantik. 

Në punëtorinë në kuadër të tryezës së rrumbullakët, kryetari i komisionit, z. Misini, i cili u përqendrua në përvojat e deritanishme në rrugën drejt BE-së, në aspekt të përfshirjes së shoqërisë civile në këtë proces, me ç'rast informoi për përfshirjen e tij më të madhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Në atë drejtim sqaroi se kemi përvoja pozitive, veçanërisht përmes pjesëmarrjes së përfaqësuesve të organizatave joqeveritare dhe shoqatave të debateve publike dhe mbikëqyrëse në më shumë tema, ndërsa si shembull pozitiv e theksoi edhe debatin e mbajtur mbikëqyrës të paradokohshëm të Komisionit për Çështje Evropiane me temë:  Shfrytëzimi i IPA fondeve, në të cilën u ftuan numër i madh përfaqësuesish të sektorit civil.

Në punëtorinë ishin të pranishëm edhe kryetarë të komisioneve për çështje evropiane në rajonin dhe funksionarë të lartë të lëvizjes evropiane, të cilët folën për përvojat eurointegruese lidhur me zgjerimin e BE-së gjatë krizës ekonomike, bashkëpunimin rajonal si kornizë për nxitjen e lëvizjes evropiane dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe për procesin aderues në funksion të reformave nacionale dhe të përforcimit të bashkëpunimit të qeverive me organizata joqeveritare.
 
 

Click