Aktivitetet



E hënë, 2 dhjetor 2013

TAKIMI I KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE ME Z. ROBER VALLTER

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u takua me z. Robert Ballter, raportues i Komisionit për respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve të vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës (Komisioni Monitorues).

Në takimin përveç zëvendëskryetares, znj. Svetllana Jakimovska ishin të pranishëm edhe anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit, z. Aleksandar Nikolloski, znj. Suzana Saliu, z.  Aleksandar Spasenovski, znj. Vesna Bendevska, z.  Rejhan Durmishi, znj. Sillvana Boneva, znj. Ermira Mehmeti, z.  Erdogan Saraq, znj. Hristina Runçeva, znj. Suzana Anova.

Zëvendëskryetarja Jakimovska në fjalimin e saj hyrës, duke shprehur kënaqësi në emër të Komisionit i dëshiroi mirëseardhje raportuesit Vollter, njëkohësisht mysafirin e njoftoi me punën e Komisionit dhe çështjet që i shqyrton si trup i përhershëm punues në Kuvend.

Znj. Jakimovska iu falënderua raportuesit Vallter për dëshirat e sinqerta për ndihmën e Maqedonisë për anëtarësim në BE.

Raportuesi Vallter, si përkrahës i procesit për anëtarësimin e Maqedonisë në BE u përqendrua në disa çështje, sidomos në atë se a ka progres në: ndryshimet e Kodit Zgjedhor, reformat në administratën publike, decentralizimin, mediat si dhe ngjarjet nga 24 dhjetori i vitit të kaluar të cilat nxitën këmbim mendimesh dhe qëndrimesh ndërmjet të pranishmëve.

Deputetët e theksuan progresin e bërë për këto pika, janë përpiluar Draft-versione të Kodit zgjedhor, administratës dhe mediave.

Njëkohësisht, shfaqën shpresë për zhbllokimin e grupit punues të Komisionit për ndriçimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit dhe për implementimin e rekomandimeve.
 
 

Click