Aktivitetet

E hënë, 5 shtator 2016 

Pjesëmarrja e deputetes Nora Aliti në Konferencën Interparlamentare për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë 

Deputetja Nora Aliti, si anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme, mori pjesë në Konferencën Interparlamentare për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë CFSP CSDP, që u mbajt në Bratislavë, Republika e Sllovakisë, prej 2 deri më 4 shtator. 

Në Konferencë, fjalime të tyre patën ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, z. Mirosllav Llajçek, në cilësinë e kryesuesit me Bashkimin Evropian dhe znj. Frederika Mogerini, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme.

Ata e konstatuan përparimin e Republikës së Maqedonisë në reformat, si dhe arritjen e marrëveshjes ndërmjet partive politike për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor 2016.

Në fjalimin e saj, deputetja Nora Aliti e theksoi rëndësinë për caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE, me çka do të mundësohet edhe përshpejtimi i proceseve reformuese dhe eurointegruese në vend.      

Click