Kryetari Veljanoski e priti ambasadorin e sapoemëruar ...

E martë, 3 qershor 2014 

Kryetari Veljanoski e priti ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë, z. Ven Xhenshun 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Republika e Maqedonisë dhe Republika Popullore e Kinës kanë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm bilateral, marrëdhënie miqësore dhe shprehën dëshirë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje me ndihmën e ambasadorit të ri, duke punuar në projekte të reja.  
Lexo më shumë

Sredba Veljanoski - Garet ...

E hënë, 2 qershor 2014   

KRYETARI VELJANOSKI E PRITI AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS VERIORE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. ÇARLS GARET 

Duke i uruar mirëseardhje, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, shprehu kënaqësi për takimin dhe i dëshiroi punë të suksesshme ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Republikën e Maqedonisë, SH.T.  Çarls Edmund Garet.

Lexo më shumë

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DEPUTETET E BUNDESTAGUT TE...

E mërkurë, 26 shkurt 2014

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DEPUTETËT E BUNDESTAGUT TË GJERMANISË, Z. HOHANES ZELE DHE Z. JOSIP JURATOVIQ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, shprehu kënaqësi për takimin dhe për mundësinë për të diskutuar, me deputetët e Bundestagut të Gjermanisë, për tema të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë dhe Bashkimin Evropian. Kryetari Veljanoski theksoi se bashkëpunimi i të dy shteteve karakterizohet me miqësi dhe me mirëkuptim, por edhe me nevojën për bashkëpunim më të madh parlamentar.

Lexo më shumë

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME MAKINO 10.2.14...

E hënë, 10 shkurt 2014

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME ZËVENDËSMINISTRIN PARLAMENTAR I PUNËVE TË JASHTME TË JAPONISË, Z. TAKAO MAKINO

Të dy bashkëfolësit shprehën kënaqësi nga takimi, me ç'rast u konstatua se kjo vizitë edhe njëherë i vërteton marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Japonisë, të cilët gjithsesi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen t'i zhvillojnë marrëdhëniet e mira.  

Lexo më shumë

RETARI VELJANOSKI I PRANOI BURSISTET VJETORE TE PROGRAMIT I...

E hënë, 17 shkurt 2014

KRYETARI VELJANOSKI I PRANOI BURSISTËT VJETORË TË PROGRAMIT IPS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, si përkrahës i Programit - Bursa parlamentare ndërkombëtare (IPS) e Bundestagut gjerman, sot i pranoi bursistët vjetor nga Republika e Maqedonisë, Ivana Baseva dhe Dejan Çupovski, të udhëhequr nga ambasadorja e RF të Gjermanisë, znj. Gudrun Shtajnaker.

Lexo më shumë

KRYETARI VELJANOSKI - Z. ERNESTO MASIMINO BELELI 14.2.14...

E premte, 14 shkurt 2014

KRYETARI VELJANOSKI E PRANOI AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË ITALISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z. ERNESTO MASIMINO BELELI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në takimin theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Italisë kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm bilateral. Megjithatë, të dy bashkëfolësit u pajtuan se nevojitet bashkëpunim më i madh parlamentar, jo vetëm në nivel të kryetarëve të Parlamenteve, por edhe në nivel të grupeve parlamentare për bashkëpunim, si dhe nevojitet bashkëpunim në nivel të komisioneve parlamentare. 

Lexo më shumë

KRYETARI VELJANOSKI NE TAKIM ME PERFAQESUESIT E MJETEVE PER...

E mërkurë, 5 shkurt 2014

KRYETARI VELJANOSKI NË TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E MJETEVE PËR INFORMIM PUBLIK

Kryetari Veljanoski realizoi takim me përfaqësuesit e mjeteve për informim publik, në të cilin të pranishmit në këtë takim i informoi për punën e bërë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013, për seancat e mbajtura plenare, ligjet dhe aktet tjera të miratuara, amendamentet e parashtruara, mbledhjet e mbajtura të komisioneve, të dhënat për prezencën e opinionit në punën e Kuvendit, të gjithë pjesë e përmbajtjes së Raportit vjetor për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.

Lexo më shumë

KRYETARI VELJANOSKI NE VIZITE ZYRTARE NE RK 24.1.14...



E premte, 24 janar 2014, Zagreb, Kroacia

KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE NË REPUBLIKËN E KROACISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, me ftesë të kolegut të tij, kryetari i Kuvendit të Kroacisë, z. Josip Leko, qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë. Në përbërje të delegacionit të Kuvendit janë edhe deputetët: z. Fijat Canoski, kryetar i Grupit për bashkëpunim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Kuvendin e Kroacisë, si dhe z. Alekdandar Nikolloski dhe z. Nedim Ramizi, anëtarë të Grupit.

Lexo më shumë

KRYETARI VELJANOSKI E TAKOI KOMUNITETIN MAQEDONAS NE REPUBL...



E shtunë, 25 janar 2014, Zagreb, Kroacia

KRYETARI VELJANOSKI E TAKOI KOMUNITETIN MAQEDONAS NË REPUBLIKËN E KROACISË

Përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Republikën e Kroacisë e njoftuan kryetarin Veljanoski dhe anëtarët e delegacionit të Kuvendit me organizimin e tyre në shoqatat dhe shoqëritë, me punën e tyre, aktivitetet dhe projektet që i realizojnë. 

Lexo më shumë

KRYETARI I KUVENDIT VELJANOSKI REALIZOI TAKIM PUNE ME KORIN...



E premte, 27 dhjetor 2013

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM PUNE ME KORIN DIPLOMATIK TË MAQEDONISË

Kryetari Veljanoski u falënderua për angazhimin e deritanishëm të diplomatëve maqedonas në drejtim të forcimit dhe avancimit të bashkëpunimit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Parlamentet e shteteve tjera dhe për angazhimin për formimin e një pasqyre pozitive të shtetit tonë, për prezantimin e kapacitetit me të cilin disponon dhe vlerat që i posedon.

Lexo më shumë
1...91011            
Click