Njoftimet

E premte, 9 qershor 2017

Deputeti Ademi në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare në Zagreb     

Në Sesionin e Katërt Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (AP e PBEJL), që do të mbahet prej 8 deri më 10 qershor në Zagreb, Republika e Kroacisë, do të marrë pjesë z. Xhevat Ademi, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në sesion, që mbahet në kornizat e Kryesimit Parlamentar Kroat me Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, do të marrin pjesë deputetët e 13 vendeve pjesëmarrëse në Proces, si dhe nga kuvendet parlamentare ndërkombëtare – partnere të AP-së së PBEJL-së.

Tema kryesore për diskutim në seancën plenare është: „Lidhshmëria - bashkëpunimi - komunikimi: rruga përpara“.Në kornizat e sesionit do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve dhe të Komitetit të Përhershëm të AP-së së PBEJL-së.

Pritet, në fund të sesionit, anëtarët e Asamblesë Parlamentare të miratojnë Deklaratë Finale, si dhe raportet dhe rezolutat e tri komisioneve të AP-së së PBEJL-së.

Asambleja Parlamentare e PBEJL-së, në të cilën anëtarësohen parlamentet e vendeve të Evropës Juglindore: Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bulgaria, Greqia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Sllovenia, Serbia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi, qëllimet dhe detyrat e veta i bazon në parimet e pronësisë rajonale dhe integrimit evropian. Asambleja Parlamentare luan rol të rëndësishëm në promovimin e pjesëmarrjes parlamentare dhe lehtësimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërparlamentar në rajon, si dhe në nxitjen e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. 

Click