Njoftimet

E enjte, 22 tetor 2015

Milloshoski dhe Mehmeti në Konferencën në Firencë

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski dhe kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Ermira Mehmeti, do të marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të komisioneve për Çështje Evropiane të Mesdheut, që do të mbahet më 26 tetor 2015, në Firencë, Itali.

Në Konferencën, me temë: „Paradigmat e reja të bashkëpunimit euro-mesdhetar - Njëzet vjet pas Deklaratës së Barcelonës“, do të debatohet për dimensionin shumëdimensional të bashkëpunimit euro-mesdhetar dhe rolin e autoriteteve rajonale dhe lokale, për paradigmat e reja të shkëmbimit ekonomik ndërmjet dyja brigjeve të Mesdheut, si dhe për mundësitë për ndarjen e vlerave kulturore dhe religjioze të njerëzve të Mesdheut. 

Click