Njoftimet

E martë, 20 tetor 2015

Pjesëmarrja e Delegacionit të Komisionit për Çështje Evropiane në KOSAP 

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: kryetarja e Komisionit, znj. Ermira Mehmeti dhe anëtarja e Komisionit, znj. Lidija Dimova, më 22-24 tetor 2015 do të marrë pjesë në punën e Konferencës së Komisioneve për Çështje / Integrime Evropiane të vendeve në Procesin për Stabilizim dhe Asocim në EJL-KOSAP, që mbahet në Tiranë, Republika e Shqipërisë. 

Pjesëmarrja jonë në këtë Konferencë është në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal në nivel parlamentar me vendet e Evropës Juglindore, si dhe shkëmbimit të mendimeve dhe praktikave për proceset eurointegruese në rajon. 

Pritet, në bazë të diskutimeve, të miratohen konkluzionet përfundimtare.

Click