Kumtime

E martë, 20 qershor 2017

Dhënia publike e kartelave të nënshkruara nga qytetarët

Me rastin e fushatës së Shoqatës Ekologjike të Qytetarëve Front 21/24 për ruajtjen e zonës së vetme UNESKO në Maqedoni - Rajoni i Ohrit, më 21 qershor 2017 (e mërkurë), në orën 14:30, në Paradhomën e hyrjes kryesore të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, do të organizohet ngjarja publike në bashkëpunim me deputetët - Dhënia publike e kartelave të nënshkruara nga qytetarët.

më shumë...

E hënë, 19 qershor 2017

Delegacioni i Kuvendit në Bruksel në Konferencën Interparlamentare

Në kornizat e Programit për mbështetjen e parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në organizimin e Parlamentit Evropian, më 19 dhe 20 qershor 2017 në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, do të mbahet Konferencë Interparlamentare me temë: „Procesi ligjvënës i BE-së - prej iniciativës ligjvënëse deri në zbatim dhe mbikëqyrje". 

më shumë...

E hënë, 19 qershor 2017 

Pjesëmarrja e Kryetarit Xhaferi në Forumin e tetë parlamentar të sigurisë në Riga

Kryetari i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, me ftesë të kongresistit amerikan, z. Robert Pitinxher dhe Parlamentit të Republikës së Letonisë, sot do të marrë pjesë në Forumin e tetë parlamentar të sigurisë në Riga, Republika e Letonisë. 

më shumë...

E premte, 9 qershor 2017

Deputeti Ademi në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare në Zagreb     

Në Sesionin e Katërt Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (AP e PBEJL), që do të mbahet prej 8 deri më 10 qershor në Zagreb, Republika e Kroacisë, do të marrë pjesë z. Xhevat Ademi, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në sesion, që mbahet në kornizat e Kryesimit Parlamentar Kroat me Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, do të marrin pjesë deputetët e 13 vendeve pjesëmarrëse në Proces, si dhe nga kuvendet parlamentare ndërkombëtare – partnere të AP-së së PBEJL-së.

më shumë...

E enjte, 4 maj 2017

Kryetari Xhaferi i dërgoi letër Presidentit të Shtetit, z. Gjorgje Ivanov

Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot me letër e njoftoi Presidentin e Shtetit, z. Gjorgje Ivanov se është formuar shumica parlamentare dhe është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

më shumë...

E enjte, 4 maj 2017

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Talat Xhaferi në vizitë zyrtare në Bruksel 

Me ftesë të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, kryetari i Kuvendit z. Talat Xhaferi sot është në vizitën e tij të parë zyrtare në Bashkimin Evropian.

më shumë...

E mërkurë, 3 maj 2017

DITA E PARË E KRYETARIT TË KUVENDIT

Kryetari i ri i sapozgjedhur i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z.Talat Xhaferi sot  ditën e tij të punës e filloi në kabinetin e kryetarit. 

më shumë...

E enjte, 9 mars 2017

Vendosja e kurorës me lule 

Delegacioni i Kuvendit në përbërje me: znj.Vesna Damçevska Ilievska, znj. Frosina Remenski dhe z.  Çedomir Sazdovski më 10 mars (e premte) me rastin e 74 vjetorit të depërtimit të 7.144 hebrenj maqedonas në kampin e vdekjes - Treblinka, do të vendosë lule të freskëta: 

•Ora 10:00 - para Përmendores së 7.144 hebrenj maqedonas, Tutunski kombinat - Monopol;
•Ora 11:30 - para Përmendores së hebrenjve të depërtuar dhe para Përmendores së dëshmorëve në LNÇ, Varrezat e qytetit Butel. 

më shumë...

E mërkurë 7 dhjetor 2016

Ndarja e çmimit shtetëror "Shën Kliment i Ohrit" 

Më 8 dhjetor 2016 (e enjte), në Sallën Solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në ora 12:00, Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror "Shën Kliment i Ohrit" do ta ndajë çmimin shtetëror "Shën  Kliment i Ohrit" për vitin 2016 për mirënjohje më të lartë për realizime shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë sociale me interes publik për Republikën e Maqedonisë. 

më shumë...

E hënë, 20 qershor 2016 

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin e Rregullt të Verës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës 

Në Sesionin e Rregullt të Verës të Asamblesë Parlamentare, që mbahet prej 20 deri më 24 qershor 2016 në Strasburg, Francë, merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Aleksandar Nikolloski, shef i Delegacionit, znj. Renata Deskoska, anëtare dhe z. Imer Aliu, zëvendësanëtar. 

më shumë...

  • 1
  • 2
  • 3
  • ...
  • 8
  •