Aktivitetet

E premte, 23 qershor 2017 

Takimi i deputetit Grubi me ambasadorin sllovak Jazbec 

Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, deputeti Artan Grubi, u takua me ambasadorin e Sllovenisë në Shkup, z.  Milan Jazbec. 

Deputeti Grubi dhe euroambasadori Jazbec bisedoi për ngjarjet politike në vend, për punën e Kuvendit, si dhe për aktivitetet e Komisionit për Çështje Evropiane në lidhje me miratimin e reformave të paraparë nga ana e Komisionit Evropian. 

Deputeti Grubi e informoi z. Jazbec për aktivitetet në Kuvend, për mbledhjen e parë të Komisionit për Çështje Evropiane më 28 qershor, si dhe për qëllimet për qasje inkluzive në të gjitha partitë bashkë me shoqërinë civile dhe mediat në diskutimet për ligjet reformuese. 

Deputeti Grubi dhe ambasadori Jazbec, gjithashtu, biseduan edhe për integrimin euroatlantik, marrëdhëniet fqinjësore, si dhe për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit në pajtim me Kushtetutën e vendit në lidhje me barazinë gjuhësore. 

Click