Aktivitetet

E premte, 27 qershor 2017 

Takimi i Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me ambasadorin e Spanjës në Republikën e Maqedonisë z. Ramona Baroa Karanza  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Spanjës në Republikën e Maqedonisë z. Ramona Baroa Karanza.

Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për urimet me rastin e zgjedhjes së tij Kryetar i Kuvendit të cilat ia përcolli ambasadori i Spanjës, i cili i dorëzoi edhe letër me urime për zgjedhjen e tij drejtpërdrejt nga Kryetari i Parlamentit të Mbretërisë së Spanjës.  

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë në takimin e potencoi nevojën për përforcimin e marrëdhënieve të përgjithshme politike dhe ekonomike me Mbretërinë e Spanjës, dhe shfaqi shpresë se në atë drejtim të përforcimit do të lëvizë edhe bashkëpunimi i ndërsjellë parlamentar ndërmjet të dyja vendeve. 

Gjithashtu, kryetari Xhaferi e shprehu falënderimin për mbështetjen që ia jep Spanja Republikës së Maqedonisë në rrugën euroatlantike dhe theksoi nevojën për ndihmë ekspertësh gjatë fillimit të negociatave me BE-në dhe Republikën e Maqedonisë. 

Ambasadori i Spanjës e theksoi gatishmërinë e vendit të tij, si dhe qeverisë së Spanjës, për të vazhduar me mbështetjen e procesit eurointegrues si dhe mbështetjen e angazhimit për NATO dhe BE.  

Ai shfaqi shpresën se ngjarjet e 27 prillit janë histori edhe më tutje do t'i hapim perspektivat tona në frymën e rrjedhave evropiane. 

Në fund të dy bashkëbiseduesit shfaqën shpresë se kriza politike në Republikën e Maqedonisë është pas nesh dhe suksesshëm do të vazhdojmë më tutje drejt zhvillimit dhe demokratizimit të shoqërisë sonë. 

Click