Aktivitetet

E enjte, 10 tetor 2019

DELEGACIONI I KUVENDIT NË VIZITË PUNE NË KUVENDIN NACIONAL DHE SENATIN E REPUBLIKËS SË FRANCËS 

Me ftesë të z. Bertran Sor, kryetar i Grupit për miqësi Franca-Maqedonia e Veriut në Kuvendin Nacional të Republikës së Francës, Delegacioni i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës në përbërje: z. Pançe Ivanov, kryetar, z.  Betian Kitev, znj. Lidija Tasevska, z.  Nikolla Popovski, znj. Vesna Damçevska-Ilievska, znj. Daniella Rangellova dhe z. Fadil Zendeli, anëtarë të këtij Grupi parlamentar janë në vizitë pune në Kuvendin Nacional dhe Senatin e Republikës së Francës që u realizua nga 8 deri më 10 tetor 2019. 

 

Gjatë ditës së parë dhe të dytë të vizitës, Delegacioni realizoi takime me znj. Letisija Sen Poll, nënkryetare e Kuvendit Nacional, me Grupin për miqësi Franca-Maqedonia e Veriut, me ekspert të etikës të Kuvendit, me znj. Tije, kryetare e Komisionit për Çështje Evropiane, me z.  Bertran Dele, kryetar i TV kanalit parlamentar, me zn. Mirej Klapo, nënkryetare e Komisionit për Çështje të Jashtme të Kuvendit Nacional, me znj. Marta de Sidrak, kryetare e Grupit interparlamentar për miqësi Franca-Ballkani Perëndimor të Senatit të Republikës së Francës, me z.  Kristian Kambo, kryetar i Komisionit për Çështje Jashtme, Mbrojtje dhe Forca të Armatosura të Senatit dhe me z.  Zhan Bize, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane në Senatin. 

Në këto takime, si nga kryetari, ashtu edhe nga anëtarët e Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës u theksua se marrëdhëniet politike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës janë në nivelin e lartë si dhe të njëjtat i karakterizon dialogu i vazhdueshëm dhe i thelluar politik, si dhe fakti se vërtetim për atë paraqet edhe këmbimi i vazhdueshëm i vizitave të nivelit të lartë dhe më të lartë, si nga deputetët francezë dhe senatorët, ashtu edhe në nivel ministror. 

 

Gjithashtu, ato cekën se në funksion të përforcimit të stabilitetit rajonal, Republika e Maqedonisë së Veriut u kushton vëmendje marrëdhënieve të mira fqinjësore të cilat karakterizohen me takimet e nivelit më të lartë me Shqipërinë, Kosovën, Republikën e Serbisë, Bulgarisë dhe marrëdhënieve bilaterale pozitive me Greqinë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.  Lirisht mund të konkludohet se Republika e Maqedonisë shërben si shembull në rajon për mënyrën e zgjidhjes së problemeve të ndërsjellë.  Ato e theksuan faktin se pikërisht për atë fakt, Republika e Maqedonisë së Veriut meriton të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

 

Përfaqësuesit politikë nga Kuvendi Nacional dhe nga Senati i Republikës së Francës cekën se pas deklaratës së Presidentit të Francës Makron në Beograd, Republika e Francës do të jetë shumë e pranishme në Ballkan.  Ato cekën se marrëdhëniet diplomatike ndërmjet të dyja vendeve janë të vazhdueshme dhe të mira dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut e ka pasur mbështetjen nga Republika e Francës që nga shpallja e pavarësisë edhe për Marrëveshjen kornizë të Ohrit.  Gjithashtu, ato theksuan se do ta mbështesin perspektivën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Delegacioni u njoftua se në Komisionin për Politikë të Jashtme të Senatit të Republikës së Francës është dhënë dritë e gjelbër për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, se Protokolli aderues për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Senatin e Francës do të ratifikohet më 17 tetor 2019.  

Click