Aktivitetet

E martë, 14 tetor 2019

DEPUTETËT DIMOVSKI DHE GASHI NË SESIONIN VJETOR TË 65 TË AP TË NATOS NË LONDËR 

Në Sesionin Vjetor të 65-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që nga 11 deri 14 tetor 2019 u mbajt në Londër, Mbretërinë e Bashkuar, morën pjesë  Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga deputeti Ilija Dimovski, shef i Delegacionit dhe zëvendësanëtari i Delegacionit , Afrim Gashi. 

Gjatë sesionit, Shefi i Delegacionit, Ilija Dimovski realizoi edhe takime individuale me shefat dhe anëtarët e Delegacioneve të Islandës, Italisë, Hollandës, Francës dhe Amerikës, duke shkëmbyer informacione të dobishme për aktualitetet që lidhen me aderimin tonë në NATO. U morrën informata se Parlamenti Islandez do të ratifikojë Protokollin e Aderimit të Hënën e ardhshme, Parlamenti Italian dhe Hollandez do ta ratifikojë atë në fillim të Nëntorit, dhe Kongresi Amerikan dhe Parlamenti Francez tashmë janë duke përfunduar të gjithë procedurën. Gjatë bisedimeve me delegacionin grek, ukrainas, serb, turk, austriak, malazez, lituanez dhe shqiptar shkëmbyen pikëpamje mbi politikën ndërkombëtare, sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes dhe perspektivat transatlantike të sigurisë.

 

Fjalimi i Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, përfshiu tre sfida aktuale: Afganistanin, kontrollin e armëve dhe teknologjitë e reja, si dhe zhvillimin e pandalshëm të Kinës që sjell shumë mundësi dhe rreziqe. Secila prej këtyre sfidave kërkon trajtim të duhur si nga dimensioni parlamentar i NATO-s, ashtu edhe nga qeveritë nacionale në veçanti përmes qasjeje së disiplinuar në ofrimin e mbështetjes së parashikuar financiare për aktivitetet operative të NATO-s. Ai gjithashtu iu referua situatës aktuale në Siri dhe ndikimit të Rusisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.  

Koment për fjalimin e Stoltenberg-ut dha deputeti Afrim Gashi, i cili vuri në dukje se megjithëse procesi ynë i aderimit në NATO ka qenë i gjatë, edhe pse u dhanë 18 plane aksionare gjatë 18 viteve të fundit dhe megjithëse kontributi ynë i vërtetë ushtarak në misionet paqësore të NATO-s në botë është i dukshëm  dhe shumë e vlerësuar nga aleatët e NATO-s - në fund të ditës ne të gjithë mund të themi dhe pranojmë hapur që të gjitha këto arritje dhe lëshime kombëtare dhe të dhimbshme janë rezultat i respektimit dhe angazhimit të të gjitha qeverive tona deri më tani, të gjith parlamentarëve tanë deri më tani dhe pjesa më e madhe e qytetarëve që mbështesin integrimin euroatlantik. Ne besojmë në përfitimet e anëtarësimit në NATO, jo vetëm sepse e dimë se shtetet dhe ushtritë e 29 Aleatëve do të jenë pranë nesh dhe me ne, por edhe për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm.

Stoltenberg përshëndeti delegacionin maqedonas dhe riafirmoi përfitimet pozitive të të gjitha proceseve tona të reformës deri më tani dhe veçanërisht theksoi se ne kemi qenë të ftuar dhe trajtuar si një anëtar i plotë në të gjitha takimet me forumet e NATO-s dhe AP të NATO-s. 

Në kuadër të Komisionit për Ekonomi dhe Siguri, u rishikua Propozim-Raporti për "Republikën e Maqedonisë së Veriut - Ndryshimet politike, aderimi në NATO dhe tranzicioni ekonomik", me çka i njëjti u miratua njëzëri në Sesionin Plenare. Pas fjalëve hyrëse të Referueses, e cili bëri thirrje për finalizimin më të shpejtë të procedurave të ratifikimit të Protokollit të Aderimit në parlamentet tjera, ajo gjithashtu theksoi se për derisa statusi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE mbetet i pazgjidhur, vendi do të mbetet i cenueshëm dhe për këtë arsye tani BE vepron për të caktuar datë për fillimin e negociatave. Deklaratë për Propozim- Raportin dha zëvendësanëtari i Delegacionit Afrim Gashi, duke e vlerësuar atë si të ekuilibruar dhe real. Theksoi se këtë vit, pas nënshkrimit të Protokollit të Aderimit në Bruksel më 6 shkurt, janë bërë angazhime të rëndësishme strategjike që vendi i ndërton për më shumë se 20 vjet. Nga pikëpamja ekonomike ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për ndikimin që anëtarësimi i NATO-s ka në ekonominë e vendit, rritjen e investimeve të huaja, inovacionet, zvogëlimin e shkallës së papunësisë sidomos tek të rinjtë si dhe rritjen e përgjithshme ekonomike. Deputeti Gashi u bëri thirrje kolegëve të tij, veçanërisht atyre parlamentarë nga gjashtë vendet tjera anëtare të NATO-s, që të angazhohen në parlamentet e tyre për ratifikimin e shpejtë të Protokollit të Aderimit që të finalizohet procedura për anëtarësim të plotë. Në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm, në të cilin janë anëtarë vetëm shefat e delegacioneve të shteteve anëtare të NATO-s, këtë vit delegacioni ynë filloi të ftohet rregullisht si një shtet anëtar i plotë, mes pikave të tjerë, u shqyrtua informacioni i Procesit të ratifikimit të Protokollit të Aderimit. Kryetarja Mun informoi për statusin e ratifikimeve, me çka u theksua se për shkak të zgjedhjeve të Spanjës, nuk do të mund të finalizohet para takimit të takimit të liderëve në Londër. Procedurën e ratifikimit duhet ta përfundojë edhe gjashtë parlamente dhe pritet që nga fillimi i vitit 2020 Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet shteti i 30-të anëtar i NATO-s.  

 

Në mbledhjen e Komitetit Politik të parlamentarëve foli  Domenike Rab, Sekretar Shtetëror për Punët e Jashtme dhe Komonvelti i Mbretërisë së Bashkuar. Në një manir të njohur të politikës së jashtme britanike, Rab përfshiu më shumë sfidat aktuale me të cilat përballet Aleanca e NATO-s: 70-vjetori i ekzistencës së tij - çfarë u arrit dhe cilat parime fundamentale mbetën për tu realizuar plotësisht, misionet e NATO-s nëpër botë, ndikimi rus, luftërat hibride, dezinformatat dhe ngjarjet aktuale në Siri.

Medlin Mun, Kryetare e AP të NATO-s, iu drejtua Sesionit Plenar, e cila në prag të 70 vjetorit të Aleancës së NATO-s, citoi fjalët e ish-kryeministres britanike Taçer se historikisht është organizata ndërkombëtare më e suksesshme dhe më efektive. U përqendruar në sfidat moderne me të cilat përballet Aleanca, në luftën e gjatë kundër terrorizmit dhe veçanërisht ISIL-in, propagandën armiqësore, ndikimin e Rusisë në politikën ndërkombëtare por edhe në aspektet humanitare të misioneve ushtarake. Investimi për paqen në Lindjen e Afërt dhe Mesdheun mbeten imperativ në aktivitetet e ardhshme të AP të NATO-s dhe Aleancës në tërësi.  

Click