Aktivitetet

E enjte, 3 tetor 2019

DEPUTETET PRENTOVIQ DHE STOJÇEVSKA NË VIZITË NË KOMISIONIN PËR BUJQËSI NË PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË SLLOVENISË 

Në kuadër të projektit Mbështetje për zhvillim të kooperativave bujqësore të financuar nga BE-ja, deputetet Tatjana Prentoviq dhe Mira Stojçevska, si anëtare të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 19 deri 21 shtator 2019 realizuan vizitë pune në Parlamentin e Republikës së Sllovenisë.  

Gjatë vizitës, deputetet u takuan me ish-ministrin e Bujqësisë, ndërsa tani Kryetar i Parlamentit të Republikës së Sllovenisë, mr. Dejan Zhidan dhe me deputetët sllovenë, anëtarë të Komisionit parlamentar për bujqësi. Në mbledhje ishte e pranishme edhe ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Slloveni, Suzana Zelenkovska.  

Kryetari i Komisionit për Bujqësi të Parlamentit të Sllovenisë, Dejan Zhidan theksoi se institucionet sllovene i japin mbështetje të plotë Republikës së Maqedonisë së Veriut për reformat që i realizon në të gjitha segmentet nga shoqëria, si dhe për angazhimet tona për fillim të negociatave aderuese dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Deputetet Prentoviq dhe Stojçevska shprehën falënderim të madh për mbështetje dhe shpresë se bashkëpunimi diplomatik, si dhe bashkëpunimi ekonomik tradicional ndërmjet të dyja vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Njëkohësisht u ofrua çfarëdo lloj ndihme në periudhën vijuese në rrugën tonë drejt BE-së, për përgatitje dhe realizim të projekteve tona në periudhën  paraaderuese. 

Qëllimi i vizitës ishte konstatimi i përvojave pozitive për krijimin e kushteve të volitshme për zhvillim të kooperativave bujqësore ekzistuese dhe krijim të kooperativave të reja bujqësore, të cilat do të kontribuojnë për produktivitet më të madh dhe konkurrencë më të madhe tregtare të sektorit bujqësor dhe bashkëpunim më të madh ndërmjet bujqve në vend.  

Në takimin u konstatua se qarkullimi vjetor përmes bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve është mbi një miliardë euro dhe se ekziston mundësi për rritje të tij dhe përforcim të të dyja ekonomive pikërisht në sferën e prodhimit të ushqimit. 

Click