Aktivitetet

E mërkurë, 22 nëntor 2017

Eurointegrimet - interes i përbashkët i Maqedonisë dhe Ukrainës

Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim me Grupin Parlamentar për marrëdhënie interparlamentare me Republikën e Maqedonisë të Kuvendit të Ukrainës, në përbërje: z. Andrij Shinjkoviq, kryetar i Grupit dhe anëtarët: z. Mihajllo Kobcev dhe z. Roman Macolla, në shoqërim të ambasadores së Ukrainës në vendin tonë, znj. Natalija Zadorozhnjuk.

Me takimin kryesoi anëtarja e Komisionit, znj. Emilija Aleksandrova, e cila u shpreh e kënaqur nga vizita, duke i vlerësuar të dyja vendet si mike, me marrëdhënia të mira tradicionalisht, pa çështje të hapura. Ajo i informoi mysafirët për prioritetet e Republikës së Maqedonisë – anëtarësimin në BE dhe NATO, marrëdhëniet e mira fqinjësore, përfshirjen në të gjitha iniciativat ndërkombëtare, transparencën ndaj botës, bashkësisë ndërkombëtare dhe të gjithë faktorëve.

Duke falënderuar për pritjen, z. Shinjkoviq, e vlerësoi si sinjal të rëndësishëm i cili do të jetë nxitje për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Maqedonisë, në mënyrë plotësuese edhe përmes intensifikimit të vizitave të deputetëve nga të dyja parlamentet. 

Ajo informoi se për 3 vjet, Ukraina ka bërë 4 reforma: gjyqësore, shëndetësore, arsimore dhe pensionale, kurse ka miratuar edhe 7 ligje ekologjike. Në këtë drejtim pret dhe uron sukses në realizimin e Planit 3-6-9 në Republikën e Maqedonisë. 

Në takim u bë fjalë edhe për aneksimin e Krimit dhe në këtë kontekst u dërgua lutja për vendin tonë t'i bashkëngjitet nënshkrimit të dokumenteve ndërkombëtare të cilat e dënojnë agresionin mbi Ukrainën. Pastaj, u shpreh falënderimi për mbështetjen publike nga Republika e Maqedonisë për integritetin territorial të Ukrainës. 

Eurointegrimet janë interes i përbashkët i të dyja vendeve dhe rruga e vetme të mundësohet siguria, mbrojtja e të drejtave të njeriut, investimet, përmirësimi i statusit social dhe ekonomik. 

Thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, shkëmbimi tregtar, zhvillimi i turizmit përmes hapjes së avio-linjave janë sferat të cilat vetëm në mënyrë plotësuese do t'i afrojnë qytetarët e të dyja vendeve. Në këtë kontekst, sigurimi i regjimit pa viza ndërmjet të dyja vendeve është perspektiva më e afërt.

Bashkëpunimi i suksesshëm me ambasadoren ukrainase në Maqedoni, znj. Natalija Zadorozhnjuk dhe ambasadorin maqedonas, z. Stole Zmejkoski, kontribuon në përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Click