Aktivitetet

E mërkurë, 15 nëntor 2017

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË KONFERENCË RAJONALE E RRJETIT TË KOMISIONEVE PARLAMENTARE PËR EKONOMI, FINANCA DHE EUROINTEGRIME TË BALLKANIT PERËNDIMOR

I nderuar kryesues, 
Të nderuar kolegë deputetë, 
Shkëlqesi ,
Të nderuar të pranishëm, 
Zonja dhe zotëri

Sipas rregullit, nëntori dhe dhjetori, në të gjitha shtetet janë muaj kur në parlamentet në çaste të caktuara ka edhe debate të nxehta rreth buxhetit për vitin e ardhshëm. Prandaj, mendoj se ky është tajmingu i vërtetë për konferencën e sotme në të cilën temë e debatit është "Parlamentet e Ballkanit Perëndimor dhe Mbikëqyrja Buxhetore". Kisha dashur që në vetë fillimin të shpreh kënaqësi që Rrjeti i komisioneve parlamentare të ekonomisë, financave dhe eurointegrimeve të Ballkanit Perëndimor, i përkrahur nga Vestminster fondacioni për demokraci dhe Banka Botërore, e organizojnë këtë konferencë prej së cilës besoj se të gjithë ne do të bartim njohuri dhe përvoja pozitive. Përndryshe, ky rrjet sot përfshin 25 komisione nga parlamentet e Shqipërisë, BeH, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë, ndërsa unë personalisht mendoj se paraqet vegël të rëndësishme në proceset e eurointegrimit të shteteve në rajon.

Zonja dhe zotëri, 

Një nga funksionet themelore të çdo parlamenti, përveç funksionit ligjvënës është funksioni mbikëqyrës. Nuk dëshiroj të jap vlerësime për shtetet tjera në rajon, mirëpo, pikërisht funksioni mbikëqyrës i parlamentit, së paku te ne nuk e ka atë dimension të cilin e kanë parlamentet në shtetet demokratike lartë të zhvilluara. Ky rol mbikëqyrës është sidomos i rëndësishëm kur bëhet fjalë për Buxhetin, për arsye se ai mbushet para së gjithash nga paratë qytetarëve, kurse ne jemi deputetë të zgjedhur pikërisht prej qytetarëve. Prandaj, obligimi ynë ligjor, por edhe demokratik, është të bëjmë mbikëqyrje transparente të asaj se si harxhohen paratë popullore dhe, nëse nëpërmjet buxhetit kënaqen interesat dhe nevojat e qytetarëve, kuptuar në kuptimin më të gjerë të fjalës dhe, nëse me buxhetin sigurohet e tashmja stabile dhe ardhmëria zhvillimore.  

Besoj se gjatë dy ditëve të ardhshme, ju do të jepni përgjigje dhe udhëzime konkrete për gjithë këto pyetje dhe dilema. A shpresoj se edhe ato përgjigje dhe udhëzime, nuk do të mbesin vetëm në letër, por që tani, gjatë miratimit të buxheteve në parlamentet nacionale, e sidomos gjatë realizimit të tyre, do të zbatohen edhe në praktikë. 

Në fund, edhe njëherë ju uroj punë të mbarë, qëndrim të këndshëm te ne, mirëpo edhe inkurajim për Rrjetin e komisioneve parlamentare të shteteve në rajon, që së bashku me përkrahësit dhe miqtë tanë moti të dëshmuar nga Vestminster fondacioni për demokraci, të vazhdojnë me veprimin e vet i cili, siç thashë, ka rol pozitiv në proceset e eurointegrimit të shteteve të rajonit. 

Ju faleminderit për vëmendjen!

Click