Aktivitetet

E hënë, 14 tetor 2019, Beograd

FORUMI I FEMRAVE PARLAMENTARE – “SIGURIMI QË MBULIMI SHËNDETËSOR UNIVERSAL T’U PËRGJIGJET NEVOJAVE TË FEMRAVE DHE VAJZAVE” 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut merr pjesë në Asamblenë e Unionit Interparlamentar (UIP), që mbahet nga 13 deri 17 tetor 2019 në Beograd, Republika e Serbisë.  Delegacionin e përbëjnë: Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut de shefi i Delegacionit, Dime Vellkovski, Dimitar Stevanaxhija, Agim Shaqiri dhe Juliana Nikollova, anëtarë të Delegacionit dhe Cvetanka Ivanova, sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

Në Asamblenë e 141-të marrin pjesë afro 1.700 përfaqësues prej mbi 140 vendeve anëtarë të Unionit, si dhe më shumë se 70 kryetarë të parlamenteve.  Në fokusin e debatit janë:  përforcimi i të drejtës ndërkombëtare, rolet parlamentare dhe mekanizmat dhe kontributi për bashkëpunim rajonal; strategjitë parlamentare për përforcim të paqes dhe sigurisë në vigjilje të sfidave dhe konflikteve që dalin nga katastrofat klimatike dhe pasojat e tyre; aktualizimi i digjitalizimit dhe ekonomisë qarkulluese për arritje të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, konsumim të përgjegjshëm dhe prodhim; arritje të mbulimit të qëndrueshëm shëndetësor deri në vitin 2030 - roli i parlamenteve për garantimin e të drejtës së shëndetësisë; krimianalizim të larjes së parave dhe ngjashëm.  

Në kuadër të Asamblesë së 141-të të UIP, dje u mbajt mbledhja e “Forumit të femrave parlamentare”, në të cilin, mes tjerash, u mbajt edhe debat me temë:  “Sigurimi që mbulimi shëndetësor universal t'u përgjigjet nevojave të femrave dhe vajzave", i cili kishte për qëllim ndarjen e përvojave për praktikat e mira, strategjitë, politikat, legjislacioni dhe masat në këtë plan. 

Në debatin morën pjesë deputetja Juliana Nikollova, e cila theksoi se sektori shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka traditë të gjatë në promovimin e shëndetit të fëmijëve dhe femrave në periudhën reproduktive. Ajo informoi për rregullativën ligjore ekzistuese në vend dhe theksoi se Programi nacional për shëndetin publik, Strategjia për shëndet seksual dhe reproduktiv 2010-2020, Programi për mbrojtje aktive të nënave dhe fëmijëve, Programi për detektim të hershëm të sëmundjeve malinje etj., përmbajnë aktivitete që janë të dedikuara për avancimin e shëndetit të femrave. 

Duke ndarë praktika pozitive, deputetja Nikollova u përqendrua në qasjen në mbrojtjen shëndetësore primare dhe shërbimet që sigurojnë mbrojtje shëndetësore prenatale, mbrojtje të të porsalindurve dhe femrave në moshën reproduktive, këshillimin vullnetar dhe testimin për HIV/SIDËN, vaksinimin  detyrueshëm të vajzave 12 vjeçare kundër HPV-së, kontrollet gjinekologjike falas me PAP testin, kontrollet preventive falas për skrining të kancerit në gji dhe në qafën e mitrës, si dhe masa të shumta për grupet vulnerabile të femrave që ballafaqohen me barriera financiare.  Theksoi se femrat dhe vajzat refugjatë, si dhe femrat dhe vajzat në kushte humanitare janë siguruar me qasje në shërbimet për shëndet seksual dhe reproduktiv. 

Nikollova theksoi se në kontekst të Konventës së Stambollit, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë venosur tre qendra për udhëzim të viktimave të dhunës seksuale ku mund të sigurohet marrëveshje e integruar dhe e plotë e viktimave dhe ku hetimet shëndetësore, psikosociale dhe sigurisë juridike mund të realizohen në një vend, në mjedis të sigurt, në pajtim me rekomandimet e të gjitha institucioneve ndërkombëtare. 

Unioni Interparlamentar është organizatë botërore e parlamenteve, në të cilën marrin pjesë 179 parlamente nacionale dhe 12 asamble parlamentare ndërkombëtare.  I themeluar në vitin 1889, UIP është organizata më e vjetër multilaterale dhe asociacion më i madh interparlamentar.  Unioni punon për ruajtjen e paqes dhe promovimin e ndryshimeve demokratike pozitive përmes dialogut politik dhe aktiviteteve konkrete. Organizata botërore e parlamenteve ka seli në Gjenevë dhe ka bashkëpunim të ngushtë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat tjera partnere, qëllimet e të cilave i ndan.  

Click