Aktivitetet

E martë, 12 qershor 2018

MBLEDHJA E PESTË E KOMISIONIT TË PËRHERSHËM ANKETUES PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË QYTETARIT 

Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 5-të, e shqyrtoi këtë pikë:  Miratimi i konkluzioneve nga Mbledhja e katërt e Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të mbajtur më 8 maj 2018. 

Me shumicë votash, Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit i miratoi konkluzionet në vijim: 

  1. E përshëndet publikimin e Raportit të Komisionit Evropian për progresin e realizuar në vend për vitin 2018 dhe e përshëndet rekomandimin e pastër për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian;
  2. Të ndiqen raste të krimeve të urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes dhe institucionet të veprojnë në pajtim me kompetencat, të përforcohen trupat që janë përfshirë në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut dhe të hetohen sulmet paraprake ndaj grupeve të margjinalizuara; 
  3. Të mënjanohen dobësitë në zbatimin e standardeve për të drejtat e njeriut dhe dokumentet politike, para se gjithash, në lidhje me kategoritë më vunerabile dhe grupet e margjinalizuara në shoqëri, duke i përfshirë personat me të meta dhe romët
  4. Të vazhdojë reforma e servisit radiodifuziv publik dhe të ndërmerren masa për nxitjen e zhvillimit të mjedisit për media me promovimin e raportimit objektiv dhe të saktë;
  5. Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të mbajë debat publik në lidhje me aktgjykimet e Byrosë për Përfaqësim para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut 
  6. Të ndërmerren masa urgjente për përmirësimin e kushteve njerëzore që ekzistojnë në numrin më të madh të institucioneve ndëshkimore - korrigjuese, stacioneve policore, institucioneve për kujdes social dhe institucioneve psikiatrike dhe Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të organizojë vizita në terren në institucionet e përmendura
  7. I rekomandohet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të sigurojë mjete adekuate buxhetore për zbatimin e Strategjisë nacionale për barazi dhe mosdiskriminim për vitet 2016-2020 
  8. Qeveria të ndërmerr masa aktive për avancimin e të drejtave të komuniteteve nën 20% posaçërisht në pjesën e përfaqësimit të drejtë në administratën publike dhe në arsim dhe të drejtat e të gjitha komuniteteve në Republikën e Maqedonisë
  9. Të zgjidhen mangësitë në punën e Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, duke e përfshirë edhe paanshmërinë dhe pavarësinë e tij dhe të bëjë grumbullimin sistemor të të dhënave për gjuhën e urrejtjes
  10. Të përkushtohet vëmendje në Zbatimin e strategjisë për përfshirjen e romëve (2014-2020) dhe plan veprimet përkatëse për arsim, punësim, shëndetësi, banim dhe femra rome.  
  11. Të ndiqet Strategjia për reforma në sistemin e jurisprudencës, përkatësisht të miratohen ligje adekuate për punë efikase të organeve në jurisprudencë, të cilat do t'i kishin përfshirë edhe Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve, si dhe riorganizimin e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë. Njëkohësisht të bëhen plane për edukim kualitativ të gjykatësve dhe praktikë konsistente për zbatimin e arsyetimit në vendimet.
  12. Të miratohet ligji i ri për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit.
  13. Krahas instrumenteve detyruese ekzistuese për realizimin e të drejtave të njeriut të angazhohen të gjitha potencialet e shoqërisë për ndryshim të përgjithshëm të mentalitetit dhe kuptimin e të drejtave të njeriut
  14. Kur do të shqyrtohet vazhdimi i gjendjes së krizës, në lidhje me kufirin jugor dhe verior në pjesën e migrimit, të hapet diskutim i gjerë dhe të shqyrtohet Strategjia për integrimin e refugjatëve dhe të huajve, roli i nëpunësve të huaj policorë në territorin e Maqedonisë dhe negociatat me FRONTEKS.
  15. Në Kodin penal dhe në Ligjin për procedurë penale të saktësohet në mënyrë plotësuese masa e arrestit, përkatësisht të rregullohen në mënyrë plotësuese dhe të saktësohen kushtet për shqiptimin e së njëjtës dhe në atë drejtim të sigurohet një lloj garancie dhe mbrojtje e të drejtave në këtë gjendje dhe me këtë status.
  16. Me përmbajtjen e këtyre konkluzioneve të njoftohet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Sekretariati për Çështje Evropiane dhe e njëjta të publikohet në ueb-faqen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”.  
Click