Aktivitetet

E mërkurë, 9 tetor 2019

PËRFORCIMI I BASHKËPUNIMIT RAJONAL PARAQET NJËRIN NGA ANGAZHIMET KRYESORE TË VENDEVE TË RAJONIT DHE FAKTOR KRYESOR

Deputetët Trajço Dimkov, Mirsada Emini-Asani, Pavlinçe Çestojnova dhe Meri Llazarova, si anëtarë të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit dhe Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave, morën pjesë në Konferencën Parlamentare Rajonale Vjetore "Përforcimi i bashkëpunimit dhe mbikëqyrjes rajonale të të drejtave të njeriut dhe legjislacionit gjinor në Ballkanin Perëndimor”, që mbahet më 7 dhe 8 tetor 2019, në Podgoricë, Mal të Zi.

Takimi u organizua nga Fondacioni Vestminster për Demokraci në Londër, Mbretëria e Bashkuar dhe HUGEN (Rrjeti i komisioneve për të drejtat e njeriut dhe barazisë gjinore në Ballkanin Perëndimor).

Qëllimi i kësaj konference ishte përmes zbatimit të projektit rajonal të themelohet Rrjeti i komisioneve për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore në Ballkanin Perëndimor, që do ta përforcojë bashkëpunimin parlamentar në Rajon dhe do të kontribuojë në proceset e përforcimit të rolit mbikëqyrës dhe kapaciteteve të parlamenteve.

Në punëtori, përveç deputetëve nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, morën pjesë edhe deputetët nga komisionet e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe ekspertët e këtyre fushave që mbikëqyrin dhe kontrollojnë legjislacionin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor.

Kjo Konferencë e shënoi fillimin formal të Rrjetit. Fjalime hyrëse në konferencë patën Genci Nimanbegu, nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi, Emill Atanasovski, drejtori i VFD për Ballkanin Perëndimor dhe Nada Drobnjak, kryetare e Komisionit për Barazi Gjinore të Parlamentit të Malit të Zi.

Në Konferencë u prezantua Plani i Përgjithshëm i Veprimit për Rrjetin. Ekspertët në fushën e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore nga Mbretëria e Bashkuar i ndanë përvojat ndërkombëtare në këto fusha.

Gjatë Konferencës, u prezantua Studimi Rajonal për punën e Komisioneve për të Drejtat e Njeriut të Ballkanit Perëndimor.

Në panel-diskutimin me temë "Rëndësia e bashkëpunimit rajonal në fushën e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore në Ballkanin Perëndimor", foli deputeti Trajço Dimkov. Ai theksoi se përforcimi i bashkëpunimit rajonal është njëri nga angazhimet thelbësore të vendeve të Rajonit dhe faktor kryesor. Bashkëpunimi rajonal nuk mund të na fut drejtpërdrejt në BE, por mund të kontribuojë në etablimin më të shpejtë të vendit dhe rajonit, në intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar dhe në promovimin e deputetëve si shtytës të gjendjeve në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ai iu referua edhe punës së Komisionit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Klubit të Deputeteve, Klubit për Çështje të Rinisë, Grupet Interpartiake Parlamentare për Personat me Aftësi të Kufizuara, personat LGBTI dhe romët.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit u përqëndruan në temat prioritare për veprimet e ardhshme. Theks i veçantë në punë do t'i kushtohet mbikëqyrjes post-legjislative, për të cilën tashmë është planifikuar trajnimi për deputetët dhe shërbimin profesional për muajin tjetër në Beograd.

Click