Aktivitetet

E mërkurë, 2 tetor 2019 

PUNËTORI PËR ROLIN E KUVENDIT NË ZBATIMIN E AKTGJYKIMEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT 

Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Zyra e NDI-së në Shkup dhe programeve dhe projekteve të tij për mbështetje të reformave demokratike dhe përforcim institucional të Kuvendit, sot organizoi punëtori njëditore me temë "Roli i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut". 

Në këtë punëtori, gjithashtu, morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, kryetarja e Komisionit Juridik-Ligjvënës, të punësuarit në shërbimin profesional të Kuvendit, si dhe përfaqësuesit e Avokatit të Popullit. 

Me fjalime përshëndetëse, Punëtorinë e hapi Fadil Zendeli, kryetar i Komisionit të Përhershëm Anketues për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit dhe Kris Henshou, drejtor i NDI-së, duke e theksuar rolin e rëndësishëm të cilin e ka dhoma legjislative në avancimin e të drejtave të njeriut përmes funksionit të vet legjislativ dhe mbikëqyrës. 

Darko Pavllovski, oficer juridik nacional nga Misioni o OSBE-së në Shkup, e prezantoi sistemin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të Këshillit të Evropës dhe dha vërejtje hyrëse dhe të përgjithshme për Konventën evropiane për të drejtat e njeriut, ndërsa Danica Stanojeviq-Xhonova, drejtoreshë e Byrosë për përfaqësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, u fokusua në strukturën institucionale dhe sfidat në zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 

Punëtoria përfundoi me prezantim të përvojave komparative nga vendet e BE-së për strukturën institucionale për zbatim dhe monitorim të zbatimit të aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe diskutim për perspektivat dhe mundësitë për përforcim të rolit të Kuvendit në batimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Maqedoninë e Veriut.   

Click