Aktivitetet

E enjte, 16 nëntor 2017

Takimi i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me zëvendësministrin e Kazakistanit, z. Vasilenko

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës sot në Kuvend realizoi takim me z. Roman Vasilenko, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kazakistanit.

Në takim ishin prezent shefi i Delegacionit, z. Betiane Kitev, si dhe anëtarët: z. Nikolla Popovski dhe z. Afrim Gashi.

Shefi i Delegacionit në fjalimin e tij hyrës, të pranishmëve u uroi mirëseardhje në emër të Delegacionit, si dhe kënaqësi që janë nikoqir i delegacionit të lartë i vendit i cili konsiderohet njëri ndër shtyllat e stabilitetit në rajonin euroaziatik dhe vendi i parë i rajonit të Azisë Qendrore i cili është zgjedhur anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2017 - 2018. 

Në lidhje me marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dyja vendeve, ai theksoi se i karakterizojnë miqësitë, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe interesi i përbashkët për zgjerimin e mëtejshëm, derisa bashkëpunimi në planin multilateral si pozitiv në vazhdimësi, i cili është shprehur në kornizat e KB-së dhe OSBE-së.

Zëvendësministri i Kazakistanit, Vasilenko, u shpreh i kënaqur nga vizita, këtu është me qëllim të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet të dyja vendeve nga dimensioni ekonomik dhe politik, si dhe bashkëpunimi i fuqishëm ndërparlamentar përmes nxitjes së grupeve për bashkëpunim ndërmjet të dyja parlamenteve.

Marrëdhëniet politike ndërmjet të dyja vendeve janë mjaft të fuqishme, pa kurrfarë probleme, kurse bashkëpunimi ekonomik duhet të thellohet dhe përforcohet në të ardhmen.

Zëvendësministri Vasilenko theksoi se Kazakistani e mbështet Maqedoninë në angazhimet për anëtarësim në BE dhe NATO, ardhmëria e së cilës është atje, njëherit falënderoi edhe për mbështetjen të cilën Maqedonia ia jep Kazakistanit në Këshillin e Evropës në periudhën e kaluar. 

Të pranishmit u pajtuan se takimi ishte mundësi e shkëlqyeshme për shkëmbimin e përvojave dhe çështjeve të cilat janë të rëndësishme për të dyja vendet, si dhe shpresë se në të ardhmen qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Kazakistanit do të punojnë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në secilin aspekt të mundshëm.

Click