Aktivitetet

E enjte, 7 shtator 2017

Тakimi i kryetarit Xhaferi me ministrin shtetëror për punë të jashtme të Japonisë, Sh.T. Z.Kozujuki Nakane 

Gjatë takimit të sotëm me ministrin shtetëror për Punë të Jashtme të Japonisë, Sh.T.Z. Kazujuki Nakane, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi shprehu falënderimet dhe kënaqësinë e tij nga vizita e delegacionit të lartë japonez me rastin e hapjes së Ambasadës së Japonisë në Republikën e Maqedonisë dhe shprehu shpresë se kjo do të jetë një mundësi e mirë për intensifikimin dhe thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet dy shteteve.

Kryetari Xhaferi theksoi se hapja e Ambasadës japoneze në Republikën e Maqedonisë do të jetë nxitje për bashkëpunim të mëtutjeshëm më të fuqishëm ndërsa distanca gjeografike nuk duhet të jetë pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme të dy vendeve.  

Ndër të tjerat, kryetari Xhaferi e informoi ministrin japonez se është formuar grupi parlamentar për bashkëpunim me Japoninë me ç'rast u potencua se theksi kryesor i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve duhet të jetë në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës. 

Ministri japonez për Punë të Jashtme nënvizoi se Japonia dhe Maqedonia kanë potencial të madh për bashkëpunim në shumë fusha. Ai shprehu përkrahje për qeverinë e re maqedonase si hap i parë i cili çon kah stabilizimi, si edhe përkrahje për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë. Ministri japonez, duke e theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy palëve, e informoi kryetarin Xhaferi për ndihmën e Qeverisë japoneze në fushën e medicinës, a gjithashtu paralajmëroi edhe ndihmë në shumë projekte në fushën e menaxhimit të fatkeqësive dhe katastrofave, siç janë vërshimet, zjarret dhe ngjashëm.  

Gjithashtu, ministri shprehu kënaqësi të veçantë nga avancimi në fushën arsimore dhe rritja e interesit për mësimin e gjuhës japoneze në Republikën e Maqedonisë.   Në fund, të dy bashkëbiseduesit e shprehën gatishmërinë e vet për të punuar në avancimin dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.                                                                                                                                                                                               

Click