Aktivitetet

E mërkurë, 16 tetor 2019

U shënua 15 Tetori - Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë

Me rastin e shënimit të 15 Tetorit - Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë - simbolin e njeriut të verbër, për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ishin përfaqësuesit e Shoqatës së Personave të Verbër dhe Personave me Shikim të Dëmtuar në Shkup.

Në kuadër të vizitës, u mbajt takimi me dy deputetë të Kuvendit, nënkryetarë të Grupit Parlamentar Ndërpartiak për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Në mënyrë plotësuese, përmes një shetitjeje në Dhomën Ligjvënëse të realizuar nga shoqëruesi profesional i Institutit Parlamentar, mysafirët patën mundësinë të njihen me historinë dhe arkitekturën e ndërtesës së Parlamentit, si dhe të marrin informata më të detajuara për organizimin dhe punën e Kuvendit.

Pjesëmarrësve u ndanë edhe materiale informative të Letrës së Brait të hartuara nga Instituti.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë vazhdimisht aktivitete për të promovuar kulturën e transparencës së pushtetit ligjvënës nëpërmjet informimit të të gjitha kategorive të qytetarëve dhe shoqatave, si dhe shqyrtimit të mundësive për bashkëpunim në të ardhmen.

Click