Aktivitetet

E dielë, 18 shkurt 2018

VIZITA E KRYETARIT XHAFERI NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot udhëtoi në Republikën e Kosovës ku ishte i pranishëm në aktivitetet me rastin e shënimit të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në Akademinë solemne që u mbajt në komunën e Suharekës, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferin e shpallën "Qytetar nderi" të komunës së Suharekës.

Mandej, vizita vazhdoi në Prishtinë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku u mbajt Seancë solemne me rastin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërsa në vazhdim e përcjelli paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, së bashku me të gjithë mysafirët tjerë.

Shënimi i Dhjetëvjetorit të Pavarësisë vazhdoi me Pritje shtetërore dhe koktej nga Presidenti i Republikës së Kosovës, SH.T.Z. Hashim Thaçi. 

Click