Aktivitetet

Emërkurë, 17 janar 2018

Vizita e Kryetarit Xhaferi në Republikën e Kosovës

Në kuadër të manifestimeve dedikuar vitit të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, ishte në vizitë në Republikën e Kosovës, ku merrte pjesë në Akademinë solemne që u mbajt në Prishtinë me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut dhe në të njëjtën u drejtua me fjalim para të pranishmëve.

Në vazhdim të kësaj vizite, kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi, u takua me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit këmbyen mendime për rëndësinë e fytyrës dhe veprës së Skënderbeut për të gjithë shqiptarët, si edhe për emetimin e pullave postare për nder të Skënderbeut në të dyja vendet. Ato, gjithashtu bisedonin edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe për thellimin e relacioneve, veçanërisht në fushën e ekonomisë, me qëllim që të përmirësohet mirëqenia e qytetarëve në të dyja vendet.

Kryeministri Haradinaj, e përshëndeti nxjerrjen e Ligjit për gjuhët nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me ç'rast, bashkërisht konstatuan se me të njëjtin do të përparohet përdorimi i gjuhës shqipe. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, e falënderoi kryeministrin Haradinaj për takimin dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm në të gjitha sferat me interes të përbashkët. 



Click