E hënë, 17 shkurt 2020
DEKLARATA NË KONFERENCËN PËR SHTYP ME RASTIN E SHPALLJES SË ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE
Ju ftova këtu që t’ju informoj ju, ndërsa përmes jush edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut se pas votimit të vendimit për shpërndarjen e Kuvendit në seancën e 137-të, mbrëmë, në bazë të kompetencës sime kushtetuese, bazuar në Nenin 67, paragrafi (4) ku qëndron se Kryetari i Kuvendit i shpall zgjedhjet për deputetë dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës, e nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë, dhe të njëjtin, në bazë të Nenit 12, paragrafi (2) i Kodit zgjedhor, e dërgova në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Drejtësisë.