DISKUTIM PUBLIK PËR ZBATIMIN E LIGJIT PËR VET&#20...

E enjte, 31 tetor 2019

DISKUTIM PUBLIK PËR ZBATIMIN E LIGJIT PËR VETËQEVERISJE LOKALE NË LIDHJE ME PUNËN E KOMISIONEVE PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE NË NIVEL LOKAL 

Komisioni për Vetëqeverisje Lokale, në kuadër të Mbledhjes së tretë, mbajti debat publik me temë: “Zbatimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale në lidhje me punën e Komisioneve për Marrëdhënie ndërmjet  Bashkësive në Nivel Lokal (nenet 41 dhe 55)”. 

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Parlamentit Evropi...

E martë, 5 nëntor 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Parlamentit Evropian Sasoli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi realizoi takim me Kryetarin e Parlamentit Evropian, z. David Maria Sasoli, i cili pas ndërmarrjes së funksionit, vizitën e parë jashtë Bashkimit Evropian e realizon pikërisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 
Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikë...

E hënë, 4 nëntor 2019 

Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Takimin e 9-të të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore për zgjerimin e BE-së 

Më vjen mirë që mundem në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të drejtohem në këtë Konferencë para kolegëve të mi, kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore dhe Grupit të Vishegradit dhe të shpreh respekt të thellë për mbështetjen e juaj konstante dhe për miqësinë e sinqertë, për çka është konfirmim edhe prezenca e juaj këtu dhe Deklarata e përbashkët, produkt i këtij forumi.
Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikë...

E premte, 1 nëntor 2019

Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës ë Maqedonisë në promocionin e Doracakut për të DHN për parlamentarë e organizuar nga Kryqi i kuq i RMV në temën "Roli i shtetit në promovimin e të Drejtës Humanitare Ndërkombëtare"

Më lejoni të shpreh kënaqësinë që sot kam nderin të drejtohem në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të përshëndes këtë eveniment jo të përditshëm në të cilin do të promovohet ky doracak i rëndësishëm. Mirëpo, fillimisht kisha dashur të shpreh respekt të madh ndaj misionit dhe veprës së Kryqit të Kuq Ndërkombëtar si edhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Si organizatë humanitare e cila ka mision të parandalojë vuajtjen njerëzore, të mbrojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe të promovojë vlerat humane dhe dhënien e ndihmës solidare, sidomos në rastet e fatkeqësive dhe katastrofave, ndjehem i përmbushur që sot do të jap një kontribut të vogël në ngritjen e vetëdijes për këtë të drejtë te ne, parlamentarët.
Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Talat Xhaferi me znj. Rosana Duxhak, koo...

E martë, 29 tetor 2019

Takimi i Kryetarit Talat Xhaferi me znj. Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e OKB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut                                         

Në takimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit z. Talat Xhaferi me koordinatoren e përhershme të OKB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Rosana Duxhak, u shkëmbyen më shumë informata dhe ide se si të thellohet bashkëpunimi midis organeve dhe trupave të OKB-së dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Delegacionin e Odës Ekon...

E martë, 29 tetor 2019

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Delegacionin e Odës Ekonomike të Maqedonisë – Turqisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dhe Grupi Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë në përbërje: Enes Ibrahim, kryetar, Amdi Bajram, Jusuf Hasani, Teuta Bilalli dhe Dragan Cuklev, anëtarë të Grupit Parlamentar, sot realizuan takim me Delegacionin e Odës Ekonomike të Maqedonisë - Turqisë (MATTO), i udhëhequr nga kryetari i MATTO Ajdovan Ademoski, i përbërë nga nënkryetari Eser Xhevahir, zëvendëskryetarët Imer Selmani dhe Turhan Ademi dhe drejtori ekzekutiv Shahpaz Molaliev. 

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Samitin e Federatë...

E shtunë, 26 tetor 2019, Tiranë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Samitin e Federatës Universale për Paqe me temën "Paqja, siguria dhe zhvillimi njerëzor në Evropën Juglindore"

Jam i nderuar që sot gjendem në mesin tuaj, dhe kam mundësinë që në emrin tim personal, dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përshëndes pjesëmarrësit e Samitit të Federatës Universale për Paqe që do të përqendrohet në përgjithësi në temën "Paqja, siguria dhe zhvillimi njerëzor në Evropën Juglindore". 
Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikë...

E enjte, 24 tetor 2019, Strasburg

Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konferencën evropiane të kryetarëve të parlamenteve në temën "Shtëpia jonë e përbashkët evropiane: 70 vitet e ardhshme“

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të uroj shënimin e 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës, organizatës udhëheqëse për të drejtat e njeriut në kontinent, në të cilën janë anëtare 47 vende evropiane të cilat përveç asaj që gjenden në kontinent të përbashkët, kanë edhe një gjë të përbashkët dhe shumë të rëndësishme, respektivisht, janë nënshkruese të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila konventë në fakt është marrëveshje për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të demokracisë dhe sundimit të drejtës. 
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me David Sasoli, Kryetar i Parlam...

E enjte, 24 tetor 2019, Strasburg

Takim i Kryetarit Xhaferi me David Sasoli, Kryetar i Parlamentit Evropian

Në Parlamentin Evropian në Strasburg, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim edhe me Kryetarin e Parlamenti Evropian, David Sasoli, si edhe me nënkryetaren Klara Dobrev. 

Lexo më shumë

Mesazhe të mbështetjes së fuqishme prej euro...

E enjte, 24 tetor 2019, Strasburg

Mesazhe të mbështetjes së fuqishme prej eurodeputetëve për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Krahas pjesëmarrjes në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që mbahet në Strasburg, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, realizoi edhe takime me deputetë në Parlamentin Evropian që këtë javë kuvendojnë në Francë.

Lexo më shumë
1...8910...84                                                                                     
Click