Njoftimet

E premte, 16 nëntor 2018

DELEGACIONI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE NË KONFERENCË NË VJENË

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: Shpresa Hadri, Lidija Tasevska dhe Vlladanka Aviroviq, do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (KOSAK), që do të mbahet prej 18 deri më 20 nëntor 2018 në Vjenë, Republika e Austrisë.

Në Konferencë, mes tjerash, do të hapet debati për realizimin e prioriteteve të Kryesimit të Austrisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, për çka fjalime të tyre do të kenë kryetari i Këshillit Nacional të Austrisë, Volfgang Sobotka, si dhe kryetari i Këshillit Federal të Austrisë, Inge Posh-Grushka.

Gjithashtu, pritet edhe debati në temat: Bregziti, politikat klimatike dhe Bashkësia Energjetike, si dhe për nevojën për transparencë më të madhe të Bashkimit Evropian dhe afrimin e tij te qytetarët në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin Evropian.

Click