Njoftimet

E enjte, 3 maj 2018

Deputetja Prentoviq në Mbledhjen e Komisionit për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë në Romë

Prej 3 deri më 4 maj 2018 në selinë e FAO (Food and Agriculture Organization - Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e KB-së) në Romë, Itali, do të mbahet Mbledhja e Komisionit për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF) në të cilën do të marrë pjesë znj. Tatjana Prentoviq, deputete dhe anëtare e Delegacionit të Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (APF).

Në agjendën e kësaj mbledhje do të debatohet për Frankofoninë digjitale dhe ekonomike, Sigurinë e ushqimit në vendet e hapësirës frankofone, Mbështetjen informatike të bujqësisë, Aktivitetet e Agjencisë Franceze të Zhvillimit, Aktivitetet e Bankës Botërore në sferën e zhvillimit ekonomik, Korrupsionin në hapësirën frankofone, Ndjekjen e strategjisë ekonomike të Frankofonisë, Zbatimin e teknologjive informatike në dobi të bujqësisë së qëndrueshme, Sistemet shëndetësore në hapësirën frankofone, Ndjekjen e negociatave ndërkombëtare të tregtisë të mbajtura në kornizat e OBT-së.

Pjesëmarrësve në këtë mbledhje u mbajti fjalim z. Zhak Krabal, sekretar i përgjithshëm parlamentar i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, përfaqësues të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së KB-së, z. Monsef Folen, ekspert i ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në FAR, z. Benua Sharet, referues prej Kanadasë, z. Ndula Tiam, referues prej Malit dhe ekspertë të shumtë. 


Click