Njoftimet

E martë, 13 shkurt 2018

Kryetari Xhaferi me delegacionin e Kuvendit në Konferencë në Villton Park

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi dhe rreth 30 përfaqësues të të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend, shërbimeve në Kuvend, Institutit Parlamentar dhe përfaqësuesve të organizatave civile, prej më 14 deri 16 shkurt të vitit 2018 do të marrin pjesë në Konferencë që do të mbahet në Vilton Park, Britania e Madhe.

Konferenca është me temën "Ndërtimi i parlamentit efikas dhe të pavarur të Republikës së Maqedonisë", në organizim të Ambasadës britanike dhe Vestminster Fondacionit për Demokraci.  

Click