Njoftimet

E hënë, 19 qershor 2017 

Pjesëmarrja e Kryetarit Xhaferi në Forumin e tetë parlamentar të sigurisë në Riga

Kryetari i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, me ftesë të kongresistit amerikan, z. Robert Pitinxher dhe Parlamentit të Republikës së Letonisë, sot do të marrë pjesë në Forumin e tetë parlamentar të sigurisë në Riga, Republika e Letonisë. 

Në kuadër të Forumit të sigurisë, Kryetari Xhaferi do të mbajë fjalim para të pranishmëve, me temë: "Përdorimi armiqësor i informatës dhe siguria kompjuterike". Gjithashtu, gjatë Forumit të tetë parlamentar të sigurisë, është paraparë që Kryetari Xhaferi të realizojë takime bilaterale me organizatoren dhe me nikoqiren, "znj. Inara Murniece, Kryetare e Parlamentit të Letonisë. 

Click