Njoftimet

E mërkurë, 6 shtator 2017

Vendosja e kurorës së luleve të freskëta

Me rastin e 8 Shtatorit - Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, delegacionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të vendosin kurora lulesh të freskëta, edhe atë:

  • Delegacioni i Kuvendit në përbërje: z. Bllagoja Boçvarski, z. Dime Vellkovski, z. Branko Manojllovski, znj. Vesna Damçevska Ilievska dhe z. Çedomir Sazdovski do të vendos kurorë lulesh të freskëta në vendpushimet e përjetshme të presidentëve Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, më 8 shtator (e premte), në orën 9:45, në varrezat e Butelit;
  • Delegacioni i Kuvendit në përbërje: z. Stevo Pendarovski, znj. Juliana Nikollova, znj. Mirsada Emini Asani dhe z. Dragan Danev do të vendos kurorë lulesh të freskëta në përmendoren „Çlirimtarët e Shkupit“, më 8 shtator (e premte), në orën 10:15, në rrafshinën para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Click