Udhëheqja parlamentare

E premte, 8 shkurt 2019

Anëtarët e Antikorrupsionit dhanë deklarata solemne 

Anëtarët e sapozgjedhur të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit dhanë deklarata solemne para Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi.

Kryetare e Komisionit u zgjodh revizorja Biljana Ivanovska. Anëtarë u zgjodhën Vladimir Georgiev, këshilltar shtetëror në Sekretariatin e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Sofka Pejovska Dojçinovska, udhëheqëse Sektori në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit, Katica Nikolovska, revizore, Nuri Bajrami i punësuar në Komunën e Gostivarit, gazetari Goran Trpenoski dhe Salai Shemshi, i punësuar në Komunën Vrapçishtë.

Ato janë zgjedhur në bazë të Ligjit për luftë kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Mandati i kryetares dhe anëtarëve të Komisionit të Antikorrupsionit është 5 vite.

Në konkurs ishin paraqitur 56 kandidatë.  

Click