Udhëheqja parlamentare

E hënë, 25 shkurt 2019

Konferencë për shtyp e Kryetarit Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, në Konferencën për shtyp tha se Kryetar nuk është zgjedhur me viktimizimin e askujt, por se ai është pjesë e asaj viktime. 

"Talat Xhaferi është Kryetar i Kuvendit dhe person i cili e udhëheq Kuvendin, por jo nën diktatin e dikujt. Talat Xhaferi udhëhiqet sipas parimeve kushtetuese, a në ndarjen e pushtetit, çdo raport ndërmjet pushteteve përcakton procedurë. Talat Xhaferi tha dhe thotë se, derisa jam Kryetar, askush me asgjë nuk mund ta uzurpojë Kuvendin dhe ta pengojë në punë. Të gjitha dokumentet janë në dispozicion dhe secili le ti parashtrojë pyetje vetes," tha Kryetari i Kuvendit Xhaferi. 

Ai theksoi se, nuk  do i justifikohet askujt përmes Konferencës për shtyp. Si Kryetar i Kuvendit, nuk merret me marrëdhëniet e partive politike, ato varen prej programeve të koalicionit. Për marrëdhëniet në koalicion, gazetarët i udhëzoi tu drejtohen partive. Xhaferi sugjeroi se çështja e konvokimit të seancave është obligim i Kryetarit, sipas Nenit 64 të Rregullores, në bazë të Raporteve të trupave punues. Ai nuk ka kompetencë të ndikojë mbi raportet e komisioneve, a tha, lëshimet e Komisionit janë përgjegjësi e vetë Komisionit. 

Në raport me deklaratat se Talat Xhaferi e shpëton Trajko Veljanovskin, Xhaferi u përgjigj: "Talat Xhaferi nuk e shpëton askënd, as Trajko Veljanovskin." Procedurat në procedurat gjyqësore nuk varen nga pozita e deputetit. Përgjegjësia nuk mund të evitohet në procedurat gjyqësore. Seancën e djeshme e ndërpreva për shkak se skadoi koha për marrjen e vendimit. Derisa fliste Nikola Miceski, deputeti Muhamed Zeqiri veproi ashtu siç veproi dhe atëherë e ndërpreva seancën," tha ai.

Xhaferi këtë e ka bërë në përputhje me Nenin 90 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila përcakton se seancën e ndërpret Kryetari në rast se është prishur rregulli në sallë. 

"Fakti që nuk është marrë vendim në afatin e përcaktuar do të thotë se Kuvendi nuk ka marrë vendim, nuk prodhon veprime juridike, mbetet imuniteti por mbetet që organi që e ka parashtruar kërkesën ti ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme. 

"Unë jam Kryetar i Kuvendit, të gjitha seancat janë konvokuar, dhe është vendim i partive politike nëse do të marrin pjesë në punën e tyre," u përgjigj Kryetari Xhaferi. 

Në lidhje me imunitetin e deputetit Ljupco Dimovski, Kryetari Xhaferi u përgjigj se atë seancë e ka ndërpre për arsye se shumica nuk ka siguruar kuorum prej 61 deputetësh. U ka dhënë kohë, por deri në afatin e fundit kuorumi nuk është siguruar. Është përgjegjësi e Kryetarit ta njoftojë organin që e ka drejtuar kërkesën. 

Click