Udhëheqja parlamentare

E martë, shkurt 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADOREN ESTONEZE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT, Z-NJA KRISTI KARELSON

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim me ambasadoren e Republikës Estone në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z-njën Kristi Karelson. 

Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi nënvizoi se të dy vendet kultivojnë marrëdhënie miqësore dhe falënderoi për mbështetjen e tërësishme që Republika Estone ia ofroi Maqedonisë së Veriut për integrimin në strukturat euroatlantike, me qëllim që të sigurohet stabiliteti dhe prosperiteti i saj. 

Ambasadorja Karelson theksoi se Republika Estone e sheh marrëveshjen e arritur me Greqinë si vegël e cila duhet të shfrytëzohet për mënjanimin e të gjitha dilemave te vendet anëtare për marrjen e vendimit për fillimin e negociatave aderuese. Ajo gjithashtu nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka rolin kryesor në sistemin e sigurisë të Ballkanit Perëndimor, sidomos sa i takon solidaritetit të proklamuar si një nga parimet themelore të anëtarësimit të të dy vendeve në Grupin Vilnus. 

Kryetari Xhaferi, sugjeroi se për vendin tonë, ndarja e përvojave në shfrytëzimin e fondeve të BE-së, TAIEX dhe Tvining programet, do të ishte e dobishme duke e marrë parasysh faktin se Republika Estone është lider në BE me 90% shfrytëzim të atyre fondeve dhe potencoi se sektori IT, çështjet financiare, sundimi i të drejtës janë fushat ku do të mundeshim të bashkëpunojmë në mënyrë më intensive. 

Ambasadorja informoi se në Estoni më 3 mars 2019 do të mbahen zgjedhje parlamentare dhe për këtë arsye ratifikimi i Protokollit aderues për anëtarësimin e RMV në NATO pritet të jetë në gjysmën e dytë të këtij viti.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ka hapësirë për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve në të gjitha nivelet. 

Click