Udhëheqja parlamentare

E hënë, 4 shkurt 2019

Takim i kryetarit Xhaferi me ambasadorin Bejli dhe drejtoreshën e re të Zyrës së USAID -it në Shkup, z-nja Greçen Birkl

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi dhe Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z-nja Cvetanka Ivanova sot realizuan takim me ambasadorin e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Z. Xhes Bejli, në të cilin ishte e pranishme edhe drejtoresha e re e zyrës së USAID-it për Maqedoninë, z-nja Greçen Birkl. 

Në takim diskutohej për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe organizatës amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID), siç janë projektet e realizuara  nëpërmjet Institutit Nacional Demokratik (NDI), i cili e mbështet punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nëpërmjet programeve të financuara nga kjo organizatë.

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi dhe mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme dhe theksoi se Kuvendi është i hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm me partnerët tanë strategjik. Sekretari i Përgjithshëm u pajtua me atë që e tha kryetari dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se ka rezultate nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe përfunduan se ekziston interes i ndërsjellë, vullnet dhe hapësirë që ky bashkëpunim të vazhdohet, përparohet edhe në të ardhme. 

Click