Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 4 prill 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYEMINSITRIN SLLOVEN CERAR 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim me delegacionin e Republikës së Sllovenisë, të paraprirë nga kryeministri Miro Cerar. Në takim ishin të pranishëm edhe deputetët e Grupit të deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, z-nja Frosina Tashevska Remenski, z-nja Shpresa Hadri, z-nja Liljana Popovska dhe z. Nexhbedin Karemani. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në fillim të takimit theksoi se Republika e Sllovenisë është shteti i parë që ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Republikën e Maqedonisë dhe e cila ishte promotori ynë i parë në Kombet e Bashkuara dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Kryetari Xhaferi, i riafirmoi përpjekjet për proceset reformuese në shtëpinë ligjvënëse në fushat me prioritet, si edhe për hapat e ndërmarra në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, më konkretisht, nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë dhe intensifikimin e konsiderueshëm të komunikimit me Republikën e Greqisë. Në këtë drejtim, kryetari i Kuvendit i përsëriti pritjet që Raporti i progresit për vitin 2017 nga Komisioni Evropian kësaj here të përmbajë rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, dhe se bashkësia ndërkombëtare do i vlerësojë reformat e arritura që vendi të bëhet anëtar i plotfuqishëm i NATO-s. 

Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, z. Miro Cerar, e konfirmoi përkrahjen e sinqertë dhe të fuqishme që Republika e Sllovenisë e jep në vazhdimësi për proceset eurointegruese të Republikës së Maqedonisë dhe sqaroi se kjo është në interes të stabilitetit të rajonit dhe të Evropës në përgjithësi. Ai thekoi se te liderët evropianë ekziston gatishmëri për të bërë hap përpara për lëvizjen e proceseve eurointegrative për vendet e Ballkanit Perëndimor, me deklarim të qartë të perspektivës së tyre evropiane. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan për rëndësinë  e diplomacisë parlamentare në përparimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare multilaterale, sidomos për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet parlamenteve të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë. 

Click