Udhëheqja parlamentare

E hënë, 25 shkurt 2019

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME MINISTREN E MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Z-NJA OLTA XHAÇKA 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi realizoi takim me ministren e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, z-nja Olta Xhaçka.

Në takim, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për ratifikimin e Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Parlamentin shqiptar. U theksua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Tiranës dhe Shkupit në vitet e kaluara, si edhe përpjekjet e Shqipërisë për mbështetjen e shtetit tonë në rrugën dhe zhvillimin evropian.

Kryetari Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën e sigurt kah NATO-ja ndërsa shteti punon me përkushtim në përmbushjen e reformave të domosdoshme për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në.

"Jemi të vetëdijshëm se ky proces nuk është i lehtë, por Kuvendi dhe Qeveria punojnë me të gjitha forcat dhe kapacitetet për arritjen e qëllimit të dëshiruar", tha Kryetari Xhaferi. Ai e potencoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të të gjithë komponentëve politikë për përmbushjen e obligimeve për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit. 

Ministrja Xhaçka, drejtoi urime për hapat e guximshme politike për debllokimin e procesit të integrimeve euroatlantike. Ajo e përsëriti edhe mbështetjen e  fuqishme të Shqipërisë për proceset reformuese nga agjenda jonë e BE-së dhe ofroi këmbim të përvojave në aspektin bilateral për përforcimin e kapaciteteve. Ajo theksoi se fillimi ynë final duhet të jenë perspektivat euro-atlantike, duke e mbështetur njëri tjetrin, ndërsa shembulli më i mirë për këtë për momentin është Republika e Maqedonisë së Veriut. Në këtë mënyrë duhet të këmbejmë mesazhe politike ndërmjet dy vendeve që të tejkalohen më lehtë sfidat. 

Të dy bashkëbiseduesit thanë se stabiliteti i vendeve të Ballkanit do të thotë siguri për vendet e Evropës.

Kryetari Xhaferi drejtoi falënderim të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për aspiratat tona për integrim të tërësishëm në institucionet euroatlantike dhe angazhimin për sundim të të drejtës, me shpresë se bashkëpunimi i frytshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen. 

Click