Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 15 nëntor 2017

Takim i kryetarit Xhaferi, me përfaqësuesin e OSBE-së për liri të mediumeve, z. Arlem Dezir 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me përfaqësuesin e OSBE-së për liri të mediumeve, z. Arlem Dezir. 

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin e sërishëm me z. Dezir, kësaj radhe në cilësinë e përfaqësuesit të OSBE-së për liri të mediumeve. Ai theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i përkrah aktivitetet dhe misionet e OSBE-së në rajon dhe rregullisht merr pjesë në punën e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe rikujtoi se pikërisht Kuvendi ishte mikpritës i Sesionit të vjeshtës të AP të OSBE në tetor të vitit të kaluar, kur diskutohej për përforcimin e masave për ndërtimin e besimit dhe sundimit të mirë në rajonin e OSBE-së.

Z. Xhaferi potencoi se hapja dhe transparenca e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ndaj mediumeve, ndaj sektorit joqeveritar dhe ndaj qytetarëve është përparuar në tërësi krahasuar me periudhën paraprake dhe e informoi se numër i madh i organizatave joqeveritare i mbajnë evenimentet e tyre në shtëpinë ligjvënëse. Përveç kësaj, agjenda e kryetarit është në dispozicion në faqen e internetit të Kuvendit, ndërsa qytetarët mund të paraqiten me anë elektronike për prezencë në seanca ose po të parashtrojnë pyetje për deputetët. 

Përfaqësuesi i OSBE-së për liri të mediumeve, z. Arlem Dezir, shprehu kënaqësi nga ndryshimet pozitive dhe përparimi në Republikën e Maqedonisë, prej vizitës së tij të fundit. Sipas z. Dezir, në kohën kur liria e mediumeve është gjithnjë e më shumë nën presion në rajonin e OSBE-së, veçanërisht është i rëndësishëm funksioni i parlamenteve në nxjerrjen e legjislacionit përkatës për mbrojtjen  dhe sigurinë e gazetarëve. Z. Dezir informoi për takimet me organizatat joqeveritare dhe me përfaqësuesit e shërbimit publik të radiodifuzionit dhe vlerësoi se sigurimi i financave stabile për RTM është i domosdoshëm, me qëllim që të sigurohet profesionalizëm, politikë redaktore e pavarur dhe program cilësor. Ai theksoi se në erën e internet mediumeve dhe lajmeve të rrejshme, me rëndësi është të ketë shërbim publik neutral i radiodifuzionit. 

Kryetari i Kuvendit e informoi për procesin e projektimit, përpilimit dhe miratimit të buxhetit të Republikës së Maqedonisë, si edhe për procesin e furnizimeve publike dhe konstatoi se shfrytëzuesit buxhetorë duhet të kenë liri të disponojnë me mjetet për mbulimin e nevojave, ndërsa rregullativa duhet të jetë precize, e qartë dhe e thjeshtë. 

Në takim u bë fjalë edhe për ngjarjet e 27 prill 2017, ku cak i atakëve, përveç deputetëve, ishin edhe gazetarët. U theksua se është e domosdoshme që incidentet të hulumtohen tërësisht, ndërsa kryesit të dënohen në mënyrë përkatëse. 

Bashkëbiseduesit biseduan edhe për reformat në sektorin e mediumeve, a sidomos për ndryshimin e Ligjit për shërbime mediumi audio dhe audio-vizuale, në të cilin janë futur vërejtjet e OSBE-së, të bashkësisë së mediumeve dhe të publikut ekspert dhe u pajtuan se suksesi i reformave nuk varet vetëm prej nxjerrjes së suksesshme të ligjeve por, edhe prej zbatimit të tërësishëm të ligjeve, si edhe kontrollit të implementimit. 

Click