Udhëheqja parlamentare

E enjte, 27 shtator 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME Z. KADRI VESELI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Talat Xhaferi, sot pati takim me z. Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili qëndron për një  vizitë njëditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë. 

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se marrëveshja ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë është ngjarja më pozitive që ka ndodhur kohëve të fundit në rajon. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Xhaferi theksoi se marrëveshja ishte domosdoshmëri për ardhmërinë e Maqedonisë dhe për stabilitetin e mbarë rajonit. Ai i mbështeti bisedat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Veseli, mes tjerash, theksoi se mesazhet e përfaqësuesve ndërkombëtarë për Republikën e Maqedonisë, që kanë të bëjnë me mbështetjen e marrëveshjes me Republikën e Greqisë janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të mirëseardhura. Për z. Veseli kjo nënkupton stimulim për procesin integrues të Republikës së Kosovës. 

Click