Udhëheqja parlamentare

E martë, 26 shkurt 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me z-njën Natali Loazo, ministre e Çështjeve Evropiane pranë Ministrisë për Evropë dhe për Punë të Jashtme të Republikës së Francës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi u takua me z-njën Natali Loazo, ministre e Çështjeve Evropiane pranë Ministrisë për Evropë dhe për Punë të Jashtme të Republikës së Francës. Pjesë e Delegacionit ishin edhe z-nja Marta de Sidrak, kryetare e Grupit Francë - Ballkani Perëndimor në Senat dhe z. Bertran Sor, deputet në Asamblenë Nacionale, kryetar i Grupit për Miqësi Francë - Maqedonia e Veriut. Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti Pançe Ivanov, kryetar i Grupit për Bashkëpunim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me Parlamentin e Republikës Franceze. 

Në takim, Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi që marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve i karakterizon dialog stabil dhe i hapur, falënderoi edhe për mbështetjen që Franca e jep për procesin e euroiontegrimeve tona dhe theksoi se duke e pasur parasysh rolin ndikues të Francës edhe në NATO edhe në Bashkimin evropian, angazhimet tona janë në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha nivelet. Ai i njoftoi mysafirët edhe me ngjarjet aktuale në skenën politike si edhe me agjendën reformuese që Kuvendi duhet ta miratojë në periudhën e ardhshme. 

Ministrja Loazo, në emër të Francës drejtoi urime për arritjen e Marrëveshjes së Prespës, duke e theksuar me këtë rast rolin e rëndësishëm të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në procesin e përfundimit të kontestit me Greqinë. Ajo theksoi se Franca do të jetë me ne në rrugën tonë kah Bashkimi Evropian deri në arritjen e suksesit ndërsa mbështetje në emër të Senatit dhe në emër të Asamblesë Nacionale shprehën edhe senatorja de Sidrak dhe deputeti Sor. 

Në takim u shpreh mirënjohje edhe ndaj ambasadorit, z. Timonie dhe Ambasadës së Francës që në vazhdimësi punon në përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.     

Click