Udhëheqja parlamentare

E hënë, 4 shkurt 2019

Takim pune i кryetarit Xhaferi me ambasadorin e Holandës SH.T.Z. Vouter Plomp

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim pune me ambasadorin holandez në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Z. Vouter Plomp i cili i drejtoi urime kryetarit Xhaferi për miratimin e suksesshëm të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë si faktor kryesor për procesin e mëtutjeshëm të integrimit të shtetit tonë kah bashkësia e NATO-s. Gjithsesi se votimi dhe rezultati pozitiv në Republikën e Greqisë kontribuon në përmbushjen e qëllimeve tona strategjike prej shpalljes së pavarësimit të shtetit tonë. 

Kryetari Xhaferi e informoi shkurtimisht bashkëbiseduesin për aktivitetet e fundit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në lidhje me përmbushjen e obligimeve që kanë të bëjnë me pakon e reformave që duhet të miratohen.

Ambasadori e theksoi mbështetjen e fuqishme që e jep dhe do të vazhdojë edhe më tutje ta japë  Holanda ndaj Republikës së Maqedonisë në rrugën e anëtarësimit të saj të plotfuqishëm në NATO dhe BE. Ky takim është në kuadër të takimeve të parashikuara me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.  

Click