Udhëheqja parlamentare

E premte, 1 shkurt 2019

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin е Polonisë SH.T.Z. Vojcieh Ticinjski 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot kishte takim pune me ambasadorin e Polonisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Z. Vojcieh Ticinjski. Pas urimeve nga ana e ambasadorit për përfundimin e suksesshëm të pjesës së obligimeve nga Marrëveshja e Prespës nga të dyja palët e kësaj marrëveshjeje, mbetet vetëm të pritet dita kur do të përfundohet procesi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e të gjitha vendeve anëtare të kësaj aleance. Sipas ritmit me të cilin zhvillohet kjo fazë, parashikimet janë se Maqedonia, deri në fund të këtij viti a fillimin e vitit të ardhshëm, veç më do të jetë anëtare e plotfuqishme e kësaj organizate. 

Kuptohet se ndihma dhe mbështetja e miqve tanë ndërkombëtarë është i paçmueshme dhe për këtë kryetari Xhaferi shprehu falënderim dhe mirënjohje. Në lidhje me aktivitetet rrjedhëse të shtëpisë ligjvënëse, ai e siguroi bashkëbiseduesin se Kuvendi do të vazhdojë deri në fund ti përmbushë obligimet që i ka si shtëpi reprezentative e qytetarëve dhe si shtëpi e demokracisë.

Ambasadori Ticinjski theksoi se Polonia është fortë e vendosur ta mbështesë Republikën e Maqedonisë në përmbushjen e qëllimeve të saj strategjike, respektivisht të jetë anëtare e plotfuqishme në BE dhe në aleancën e NATO-s. 



















Click