Udhëheqja parlamentare

E martë, 29 janar 2019

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, SH.T.Tomas Gerberih

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot kishte takim pune me ambasadorin gjerman në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Z. Tomas Gerberih.

Kryetari Xhaferi e informoi bashkëbiseduesin për aktivitetet në shtëpinë ligjvënëse pas obligimeve nga Marrëveshja e Prespës të përfunduara me sukses, me ç'rast bashkërisht konstatuan të dy bashkëbiseduesit se lajmet pozitive nga Republika e Greqisë kontribuojnë për konstatimin e përgjithshëm të pranuar nga ana e miqve tanë në skenën ndërkombëtare se vendi pa dyshim lëviz në drejtim të duhur dhe në fakt i ec hapat e fundit para marrjes së statusit të anëtares të plotfuqishme të NATO-s dhe përmbushjes së kushteve të duhura për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Gjermania ka qenë dhe do të jetë mik dhe përkrahës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë në përmbushjen e reformave të duhura për vendosjen e vlerave dhe standardeve për jetë vërtetë evropiane për qytetarët tanë. Ky takim është edhe një nga takimet e parashikuara të kryetarit të shtëpisë ligjvënëse me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s. 

Click