Udhëheqja parlamentare

E hënë, 4 shkurt 2019

Takim pune i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Rumanisë, SH.T. Viorel Stanila 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, në takimin e punës me ambasadorin rumun në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Viorel Stanila bisedoi për aktivitetet e rregullta të shtëpisë ligjvënëse në periudhën pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe rrumbullakimin aktual të fazave të ardhshme që rrjedhin nga Marrëveshja ndërmjet shtetit tonë dhe Republikës së Greqisë. 

Ambasadori Stanila theksoi se Rumunia, e cila është mbështetës i fuqishëm i projektit evropian i cili duhet tu përgjigjet sfidave aktuale, po ashtu theksoi se në lidhje me Procesin e zgjerimit të BE-së, kryesimi rumun do i kushtojë vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor me qëllim që të sigurohet stabilitet, siguri dhe zhvillim i fqinjësisë së drejtpërdrejtë të BE-së. Perspektiva evropiane për partnerët në rajon doemos të përparohet, në bazë të meritave të tyre personale dhe kritereve të vendosura. 

Kryetari Xhaferi pohoi se beson se si shtet i ecim hapat e fundit para përmbushjes përfundimtare të kushteve që do të mundësojnë arritje të qëllimeve strategjike të vendit tonë, dhe kjo është anëtarësim i plotfuqishëm në NATO dhe BE. 


Click