Udhëheqja parlamentare

E premte, 1 shkurt 2019

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin hungarez SH.T.Z. Lazlo Ishtvan Duks  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi në takimin e punës me ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Z. Lazlo Ishtvan Duks, përveç konstatimit të përbashkët për obligimet nga Marrëveshja e Prespës të përfunduara me sukses dhe për të cilat ambasadori drejtoi urime të përzemërta, bisedonin edhe për aktivitetet tjera rrjedhëse të cilat janë pjesë e kompetencës së shtëpisë ligjvënëse. 

Ishte e paevitueshme të mos përmendet fakti se Republika e Maqedonisë, me të gjitha angazhimet dhe përpjekjet që i investon në këtë rrugëtim të përmbushjes së përcaktimeve strategjike nga pavarësimi i vendit, pa dyshim se tani është e përgatitur ti korrë sukseset nga këto vendime historike. 

Kryetari Xhaferi pohoi se e gjithë kjo, përveç kontributit të madh që e kanë dhënë të gjitha subjektet politike, u mbështet edhe nga miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë dhe për këtë jemi mirënjohës. 

Ambasadori Duks konfirmoi se Hungaria do të vazhdojë ti angazhojë të gjitha forcat e veta në përmbushjen e aspiratave tona të bëhemi anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe  Bashkimit Evropian 

Click