Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 30 janar 2019

Takim pune i kryetarit Xhaferi me ambasadorin italian, SH.T.Z. Karlo Romeo

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi kishte takim pune me ambasadorin italian në Republikën e Maqedonisë, SH.T.Z. Karlo Romeo. Ambasadori e përuroi kryetarin Xhaferi për miratimin e suksesshëm të ndryshimeve kushtetuese dhe pohoi se tani pasi që edhe parlamenti grek e zbaton pjesën e vetë të Marrëveshjes së Prespës, rruga e Republikës së Maqedonisë kah anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe hapja e negociatave me BE-në është me të vërtetë afër dhe shihet. 

Lidhur me këtë kryetari Xhaferi pohoi se me këtë do të përmbushen qëllimet strategjike të Republikës së Maqedonisë për të cilat kanë punuar të gjithë subjektet politike por, e pamohueshme ka qenë edhe ndihma dhe mbështetja e miqve tanë ndërkombëtarë. Ambasadori Romeo edhe njëherë përsëriti se Republika e Italisë qëndron fortë pas këtyre aspiratave të Republikës së Maqedonisë dhe se edhe në të ardhme do të vazhdojë të japë mbështetje të pakushtëzuar për këto qëllime.

Takimi ishte në kuadër të takimeve të parashikuara me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s. 

Click