Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 6 shkurt 2019

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADOREN E BRITANISË SË MADHE, SH.S. REJÇEL GALOVEJ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot pati takim pune me ambasadoren e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë, SH.S. Rejçel Galovej. Kryetari Xhaferi e informoi ambasadoren për të gjitha aktivitetet në Dhomën Ligjvënëse, për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, proceset reformuese dhe procesin e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

Ambasadorja i uroi Kryetarit Xhaferi për pjesën e përfunduar me sukses të obligimeve të Marrëveshjes së Prespës si një moment i rëndësishëm historik për vendin dhe për gjithë rajonin. Të dy bashkëbiseduesit deklaruan se me padurim e presin ditën kur do të përfundojë procesi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO dhe përmbushjes së kushteve të nevojshme për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Kryetari Xhaferi falënderoi për mbështetjen nga ana e miqve ndërkombëtarë, dhe theksoi se Kuvendi si dhomë përfaqësuese do të vazhdojë t’i përmbush deri në fund obligimet ndaj qytetarëve me të gjitha forcat e veta.

Ambasadorja Galovej edhe një herë potencoi se Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore qëndron pas Republikës së Maqedonisë dhe se edhe në të ardhmen do të vazhdojë të japë mbështetje për realizimin e këtyre qëllimeve. 

Click