Udhëheqja parlamentare

E premte, 1 mars 2019

Vizitë pune e Kryetarit Xhaferi në Malin e Zi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës dyditore të punës në Malin e Zi, sot ishte i pranishëm në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Kuvendin e Malit të Zi.

 

Votimi ishte unanim dhe për Protokollin u prononcuan për 44 deputetë.

 

Pas ratifikimit, KKRMV Talat Xhaferi kishte takim bilateral me mikpritësin e tij, Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, z. Ivan Brajoviq  a dhanë e dhe deklarata të përbashkëta për mediumet.

Click